Në një takim që po mban me përfaqësues të bizneseve në Shëngjin e Velipojë, kryetari i PS Edi Rama theksoi nevojën e një krijimit të një infrastrukture që synon turistët elitarë. Rama e cilësoi zonën si një ndër më të bukurat e Evropës dhe se meriton një zhvillim me standartet më të larta.
“Të tërheqim këtu atë që ne na mungon, fuqinë e madhe të konsumit nga ana e kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë. Natyrisht ata kanë nevojë për këtë infrastrukturë të re mikpritjeje që po krijojmë dhe pastaj të ardhurat rriten, ashtu sikundër rritet edhe mundësia por edhe nevoja për të paguar shumë më tepër stafet sepse e gjitha lidhet me cilësinë. Do t’ju thosha që të synoni maksimumin e cilësisë, do të jemi shumë mbështetës por edhe rigoroz për zhvillimet në këto hapësira të reja.", tha Rama.
Kryesocialisti u ndal edhe te projektet në zhvillim dhe të tjerë që pritet të nisin. Ai përmendi nënstacionin e ri elektrik në Velipojë, i cili tha se do të hapet në nisje të zonës. Pritet të nisë së shpejti edhe nënstacioni i Shëngjinit dhe Bypassi i kësaj zone.
"Projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati dhe do të fillojë, ashtu sikundër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit edhe projektin e fuqizimit të rrjetit në Alpe që do të prekë pikat ku ka filluar të lulëzojë një turizëm me të ardhme të jashtëzakonshme.", theksoi Rama.
Sa i përket projektit të urës që lidh Ulqinin me Velipojën, Rama tha se nuk kanë pasur shumë "sintoni" me palën malazeze. Sipas tij, ky projekt do të rrisë flukset e turistëve, sidomos ata ditorë midis dy anëve të kufirit.
"Nuk kemi pasur shumë sintoni me palën malazeze për urën, vonesa e burokracira se ankoheni ju këtu, por mjafton të pyesni familjarët në Itali, t’ju thonë sesa kohë u desh për të arritur te firma e fundit për pensionet në Itali. Do të vazhdojmë të shtyjmë për urën që të krijojmë një vijë të pandërprerë dhe kjo do të sillte më tepër flukse dhe turistë të ditës midis dy anëve të kufirit. Kemi edhe një projekt tjetër që Pjerini ka urdhëruar dhe unë pranuar të zbatoj, i ka ardhur koha, i lidhjes së zonës së Tales me bregdetin përmes rrugëve perpendikulare të brendshme, ku nuk ka infrastrukturë që të mbështesë këto zhvillime", shtoi Rama.
Në përditësim...
Kryesocialisti Edi Rama, në takimin me përfaqësuesit e biznesve në Velipojë e Shëngjin, u ndal edhe te informaliteti i AirBnb, teksa tha se janë shumë të përhapura, por shtoi se ende nuk përbëjnë një kërcënim për strukturat hoteliere.
Ai tha se deri më tani nuk kanë ndërhyrë, por do të nisin me qasje konstruktive. Më tej, ai shtoi se 1 mijë struktura hoteliere kanë kërkuar të bëjnë marrëveshje me qeverinë për deklarimin e shtretërve.
“Sot kemi 5 miliardë të hyra në ekonomi që është shifër e jashtëzakonshme, ndërkohë që kur vjen puna te të ardhurat e deklaruara të biznesit formal është dyfish, por nuk është aq sa është. Një pjesë e konsiderueshme këtu është Airbnb, ata që japin shtëpitë me qira. Është plot kudo, janë para ekstra për familjen që nuk deklarohen askund. Kemi qenë të vetëdijshëm por s’kemi dashur në këtë pjesë akoma për arsyen se nuk i kemi akoma kapacitetet hoteliere të atilla që të mund të fillojmë shtrëngimin në anën tjetër dhe sado që Airbnd është e përhapur nuk ka filluar të cenojnë hotelet.
Por tanimë kemi planifikuar ndërhyrjen që do ta nisim me qetësi, butësi, eksperianca na ka mësuar se aty ku bëhet fjalë për të marrë pjesën e shtetit nga privati, është më e mirë qasja kontruktive dhe mirëkuptuese sesa presioni që bën më shumë dëm sesa sjell të ardhura dhe prandaj kemi filluar me këtë marrëveshjen e ju me të gjithë hotelet. 65% është shifër qesharak në raport me çfarë keni ju në sezonin e pikut. Por ama jemi të lumtur që të pranon 65% e paradeklaruar bazuar mbi shtrëeërit, 35% i sezonit tjetër është më i lartë se normaliteti por është një lloj balance dhe jemi të kënaqur që mbi 1 mijë hotele i janë afruar derës tonë, kanë trokitur dhe kërkojnë marrëveshje. Kështu nuk keni më inspektime dhe kontrolle dhe ju e dini pastaj se sa shumë akullore duhet të jepni për të freskuar inspektorët.”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve në Shëngjin e Velipojë, komentoi kritikat se ka bërë më shumë investime në jug sesa në veri. Rama deklaroi se investimet që kanë bërë në veri, kanë zhvilluar turizmin dhe rritur numrin e madh të turistëve.
Teksa renditi investimet e bëra, Rama tha se malet janë ‘miniera’ e arit të turizmit në vendin tonë, ndërsa shtoi se me investimet e reja me pesë yje do të kthehen si në Zvicër e Austri.
“E kam vërtetë bezdi kur më thonë ça veriu e latë e jugun investoni. Po të shikoni se çfarë kemi bërë ne investime në zonën e veriut, e kupton se pse ka zhvillim turizmi dhe ekonomia në veri. Po ta filloj nga rruga e Valbonës dhe ta marr nga Bajram Curri, kur kemi marrë ne detyrën Bajram Curri ishte ça të të them, unë thosha se cila mund të jetë arsyeja që njeriu të rrijë këtu një minutë dhe jo më të jetojë këtu. Sot rruga rruga e Valbonës ka gjeneruar gjithë atë turizëm, Bajram Curri është bërë qytet i vizitueshëm dhe i pëlqyeshëm. Rruga e Vermoshit, gjithë ajo rrugë nuk ekzistonte. Tamarën që ishte një vend ku vetëm plehra dhe qen dhe disa njerëz që mbijetonin. E bëmë pikë turistike që e vizitojnë të gjithë. Rruga e Dukagjinit. Shkodër dhe Velipojë nuk ishte.
Vazhdojmë me pjesën e zonës nga vijnë këta udhëheqësit e vërtetë të gjithë veriut nga Puka. Do ta prekim. Puka vetë. Po të rri në qark. Se mund të shtyhem edhe më tutje që të të flas për qarkun e Dibrës, por pjesa tjetër që do të lidhë Rrëshenin me zonën pas, rruga e Lurës dhe e Arbrit. Është bërë një infrastrukturë sikur ka hapur qarkullimin e gjakut dhe ka dhënë gjithë energjinë në veri. Nuk ka një vend në këtë pjesë të Shqipërisë që të ndërtosh një agroturizëm dhe të mos ketë njeri se si të vijë. E dini shprehjen time, s’keni parë gjë akoma. Bregdeti është bregdet, por miniera e arit shqiptar të turizmit është çfarë ka matanë bregdetit dhe fillon nga kjo zonë deri në malet në jug. Malet tona janë mrekulli se tjetër është mal në një shtet pa det dhe tjetër male me detin afër. Kanë filluar të huajt t’i zbulojnë por kur të fillojnë investimet me pesë yje nëpër male aty do të flasim. Do të flasim se çfarë do të jetë ekonomia e maleve. Nuk e ekzagjeroj fare Zvicër e Austri. Kjo do t’i përkasë dekadës tjetër kur të jemi edhe në BE. Kjo është e ardhmja.”, u shpreh Rama.
Komente
