Nëse keni punë në qytet me automjet privat mund të merrni autorizim. E di që ka qenë shumë e shtrënguar, por ka qenë për të garantuar rezultatin e arritur në këtë luftë, për të çuar kurbën në zero. Dhimbjet nga pasojat ekonomike janë të konsiderueshme por halli këtu është jeta e njerëzve. Për ata që thonë se koronavirusi nuk na bën gjë , koronavirusi ne na luan fenë, siç ja bëri më të fortëve se ne. Armiku nuk ka ikur është vërdallë nëse hapim një shteg bën gjëmën. Për bukë kurrë shqiptarët nuk kanë vdekur. Është bukë, kripë dhe zemër, nuk thonë kot për shqiptarët.
Janë 200 mijë njerëz në këtë situatë që kanë ndihmuar familjet në nevojë. E kuptoj shumë mirë vështirësinë por hedhja poshtë e punës së mijëra njerëzve që shkojnë trokasin derë më derë nuk është dinjitoze.
Lajmi kryesor: