Rama ishte i ashpër me opozitën parlamentare duke iu referuar fjalimit të deputetes Rudina Hajdari. Gjatë seancës nuk kanë munguar dhe debatet me deputetin Kujtim Gjuzin të cilit i thotë se iku rulota dhe ju mbetën zaret juve.
"Çfarë thonë fëmijët kur ju dëgjojnë që flisni me këtë gjuhë. Lëshohen në gjuhë si 'gamori ndahon'. Juve po e bëni për atdheun, ju shqetëson fakti që po ikin dhe doni t'i mbani në Shqipëri me këtë gjuhë që përdorni. Kjo është ajo që bëni për Shqipërinë ju. Nuk e dua unë fare, do ta mbyll hundën dhe do votoj komisionet politike sepse janë 3 palë në këtë mes dhe nuk jam diktator. Jam i pari i një familje politike që gjithë jetën e vetë ka marrë kosto politike dhe aritmetike. Duan apo nuk duan ata që ju imitojnë juve. Kujtojnë se jeta do bëhet më e bukur nëse vjen në pushtet Luli, Monika, Iliri, Saliu. Iku rulota në Lanë dhe ju mbetën zarat juve. Keni folur dhe të kam dëgjuar, nuk jam për të bërë batuta me ty. Fyerje dhe ofendime lart e poshtë janë të pafalshme këtu" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Meta takohet skutave me trafikantët që preken nga OFL, por kjo gjuhë s'i shkon me PS! Opozita e re s'do marrë asnjë votë as me lista të hapura e as me të 'shqyera'!
E.M./ReportTv.al