Ranë në kontakt me rrymën, ndërrojnë jetë burrë e grua në Resulaj të Vlorës

23 Korrik 2023, 18:58| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 13:58

  • Share

VLORË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës pasditen e sotme (23 korrik 2023). Për shkak të kontaktit me rrymën elektrike kanë ndërruar jetë burrë e grua.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45 minuta në fshatin Resulaj, bashkia Selenicë.

Eqerem Zykaj, 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij Mynyre Zykaj, 75 vjeçe kanë qenë duke ujitur arën kur dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë, informoi pasditen e sotme policia.  

Çifti ka humbur jetën në tokën që e punonin mu përpara shtëpisë. Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë shkëndija elektrike. 

Policia e ambulanca ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 20:37
Vlorë, çifti i të moshuarve humbi jetën pasi i zuri korrenti në arë, flasin banorët: Kishin probleme me energjinë, i ishte këputur teli

 

Banorët e fshatit Resulaj, të bas ku çifti i të moshuarve Eqerem dhe Mynyre Zykaj, 80 dhe 75 vjeç humbën jetën pasditen e sotme tregojnë se ata kishin pasur probleme me energjinë.

Më tha se është këputur teli. I thashë thirr elektricistët, se do të zërë korrenti. Bëri hatanë e zezë dhe e zuri korrenti”

Ndërkohë një tjetër banore tregon se kishte parë momentin kur po dilte flakë nga kabulli.

Ata tregojnë se fshati i tyre vuan prej mungesës së dritave por dhe të ujit.

“Ne vuajmë nga dritat. Një orë ujë në ditë. Kemi qenë 3 ditë pa drita. Kemi marrë në telefon. E lidhim me alumin telin ditë për ditë“ thotë banorja. 

Ata thonë se janë ankuar por askush nuk është përgjigjur.

“I marrim në telefon dhe nuk përgjigjen”  

Ora 19:35
Vlorë, policia jep detaje si humbën jetën çifti i të moshuarve, ranë në kontakt me rrymën teska punonin arën

Policia jep detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës.

Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45,  shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur  në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sander: 24/07/2023 06:49

    Shiko se cfar komente bejne keta shpellaret, e zuri korenti se ska shtet, o derra komentus shteti i tha futni duart ne korent...!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/07/2023 23:55

    Shtetin e ka në dorë serborusi, Shqipërin e ka marrë lumi

    Përgjigju
    • Turi: 24/07/2023 00:29

      Shko mer pall kari

  • Alb: 23/07/2023 22:34

    Sa e sa shqiptare po ikun per faj se ska shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?