Ekonomi

Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare: ‘Sofistikohet’ pastrimi i parave, zbulohen 13 skema vitin që lamë pas! 3 të huaj ‘skemë piramidale’, mashtrimi 40 mln €

8 Prill, 18:04| Përditesimi: 8 Prill, 18:07

  • Share

Ligjërimi i parave të ‘pista’ po sofistikohet gjithnjë e më shumë, duke bërë që vit pas viti të krijohen skema të reja për pastrimin e fondeve të paligjshme. Agjencia e Inteligjencës Financiare ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2024 ku ka analizuar 13 tipologji të pastrimit të paravenë Shqipëri, nga krijimi i bizneseve për këtë qëllim, tek një rrjet i organizuar ‘për njohje’, mashtrime me karta bankare, investime në pasuri të paluajtshme, mashtrime në Forex përmes call center, e deri tek plani i ‘skemave piramidale’.

Tre shtetas të huaj hapin tre biznese në vend dhe përmes tyre përfitojnë 3 milionë euro, transferta që vinin kryesisht nga Singapori, Rumania e Kolumbia, dhe fshiheshin nën petkun e ‘shërbimit të konsulencës’. 2 milionë euro e kësaj shume u investuan në pasuri të paluajtshme në bregdet, ku pronat u blenë nën çmimin e tregut. Po ashtu kishin bërë një porosi për një mjet lundrues me vlere totale 4,5 milionë euro, dhe paguan 500 mijë euro, si dhe porositën një automjet me vlerë 300 mijë euro dhe paguan një këst prej 150 mijë euro.

Të gjitha bizneset e shtetasve të huaj u hapën nga një shqiptar, i cili më parë kishte qenë i punësuar për një person që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe pasuritë e të cilit ishin të sekuestruara.

Burimi i gjithë parave ishin qytetarët që kishin rënë pre e mashtrimeve. Këta shtetas që paratë i pastronin në mallra luksi, kriptomonedhat apo transferta ndërkombëtare, në fakt më parë mashtronin qytetarë që të investonin në fusha të caktuara duke ju premtuar 20% fitim më shumë se shuma e investimit.

“Mënyra e realizimit të veprimtarisë mashtruese konsistonte në përdorimin e skemës piramidale “Ponzi”, thuhet në raport, e cila konsiston në mashtrimin e qytetarëve me investime në sektorë të ndryshëm, më pas ju kthenin investimin e premtuar, duke e bërë të besueshëm aktivitetin, dhe në momentin që investimi i tyre vijonte mashtrimi realizohet me sukses dhe paratë i humbnin direkt. Njëjtë si firmat piramidale të vitit ’97 në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj skeme shtetasit e huaj arritën të mashtronin me mijëra investitorë dhe shuma e përfituar mund të jetë deri në 40 milionë euro. Kjo skemë aktualisht po hetohet nga organet ligjore.

Tipologjia tjetër- Një kompani e hapur në 2016-ën në Shqipëri me aktivitet në fushën e internetit, shitjeve online e publicitetit, me vetëm një administrator kishte përfituar 6 milionë euro përmes transfertave nga jashtë në llogaritë që kishte në 2 banka.

Paralelisht kjo kompani në vitin 2023-2024 deklaron fitim 30 fish më të lartë që nga krijimi i kompanisë, ndërsa fondet i qarkullonte duke bërë transferta për shtetas të huaj.

“Një pjesë e subjekteve përfituese të transfertave rezultoi të kenë aktivitet aplikacion “dating” ose ofrojnë shërbime si moderatore ‘chat’, që nuk përputhet me aktivitetin e deklaruar në QKB të shoqërisë A”, thuhet në raport.

Përmes marrjes së fondeve nga shoqëri të huaja dhe transfertave të shumta jashtë vendit kjo kompani synonte të humbte gjurmët e aktivitetit real, që në fakt nuk ishte në fushën e IT por për përdorimin e platformave me qëllim njohje mes individëve, duke mashtruar qytetarët.

Tipologjitë e tjera të pastrimit të parave kishin të bënin kryesisht me investimin e fondeve që nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme në sektorin e pasurive të paluajtshme, nga ish zyrtarë të drejtësisë apo funksionar të lartë të shtetit.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 08/04/2025 18:41

    Tju rroje chati qe zberthyen belget se te ishte per ju sumelepiresa maximumi do kishit kapur ndnj qe shet djath pa kupon tatimor sic keni bere gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?