Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Politikë

Raporti i Freedom House/ Basha: Ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri

6 Maj 2020, 11:42| Përditesimi: 6 Maj 2020, 11:44

  • Share

TIRANË- Edhe pse raporti i Freedom House e rendiste opozitën me bojkotin e saj, si një nga shkaktarët kryesor rënies së demokracisë në vend, kreu i PD-së, Lulzim Basha bën fajtore të vetme qeverinë.

Ai shprehet se kryeministri Edi Rama ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri, referuar këtu edhe akuzave që kanë bërë më herët se janë shpërndarë mjete mbrojtëse që u ka kaluar afat.

Basha vijon duke thënë se është tregues i qartë ky raport që shteti nuk punon për njerëzit, por për oligarkët.

"Raporti i Freedom House, reagon kryetari Basha: Qeverisë, bashkë me maskat e skaduara i ka rënë edhe maska e demokracisë

Bashkë me maskat e skaduara të qeverisë, ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri. Freedom House arrin në këtë konkluzion në raportin e saj të fundit që tregon se vendi ynë ka berë hapa prapa ne nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave. Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni.

Të gjithë e shikojmë sot në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike sa të vërteta janë këto raporte ndërkombëtare për dështimet e qeverisë. Sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk punojnë më për njerëzit, ato punojnë për një grup në pushtet që vjedh pasuritë publike, që gënjen dhe mashtron, dhe që i braktisi njerëzit gjatë pandemisë kur ata kishin më shumë nevojë se kurre për shtetin.

Ne duhet t'ua kthejmë institucionet njerëzve, t'ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standartet demokratike në vend. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Raporti i Freedom House/ Shqipëria bie me një pikë, por mbetet e para në rajon! Meta-Basha: Alarm! Rama: Fajin e ka opozita


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 06/05/2020 13:50

    Hahahahahahah ketyre te PD u vjen keq qe nuk vdiqen shume vete nga virusi dolen bllof dhe per cdo gje ata jane kunder fajin e ka Rama hahahahah

    Përgjigju
  • Hinglateri: 06/05/2020 12:50

    I ke heq pelenat mo kalamani Bashe?

    Përgjigju
  • O Bashe: 06/05/2020 12:02

    Ba cave trapin je ne gjume letargjik te ka bere Berisha cicin ne durrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?