Pavarësisht rezultateve të mira që vendi ynë ka marrë nga raporti i KE-së, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se një pjesë e opozitës ndan të njëjtën qasje për poltiikën e jashtme me BE-në. Balla theksoi se duhet një punim bashkërisht për të mbrojtur të vërtetën nga shpifja. Por së pari duhet të pranojmë theksoi Balla se një pjesë e politikanëve s’duhet të rrinë në krah të pronarëve të medias të cilët nuk u paguajnë gazetarëve as sigurimet shoqërore.
‘Kam komente, jo pyetje. Lidhur me gjetjet, është një konfirmim i njohjeve të punës së bërë për vijimin e reformave në përparimin e tyre për integrimin në BE. Në përgjithësi ka përparim, s’ka kthim pas dhe në 32 kapituj nga 33 në total ka progres. Fusha është ajo e drejtësisë që është vlerësuar fushë me përparim të mirë. Jemi ndër vendet në proces, jemi vendi që ka procesin më të dukshëm. Fusha ku vijon vlerësimi më I mirë, është marrëdhënia me jashtë, siguria e mbrojtja. Nuk e fsheh, por një pjesë e opozitës ka të njëjtën qasje me politikën tonë të jashtme dhe 100% me politikën e jashtme me BE. Fusha ku duhet përqendruar puna, është liria e shprehjes. Ligji për mediat është tërhequr zyrtarisht.
Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë për të mbrojtur të vërtetën nga shpifja. Ajo që ka nevojë Shqipëria është një media e lirë nga pushtetet, dhe një media të së vërtetës. Ajo që duhet të pranojmë të gjithë së bashku është që një pjesë politikanëve të mos rrinë në krah të pronarit të medias që nuk I paguan sigurimet shoqërore gazetarit.
S'ka munguar vullneti politik I qeverisë dhe mazhorancës për reformat që lidhen me integrimin.’- tha Balla.
Lajmi kryesor:
Kryenegociatorja Dhuka te 'Integrimi': Raporti i KE-së për Shqipërinë pasqyron progres! Balla: Duhet të kemi bashkëpunim me opozitën për lirinë e medias
G.MO//ReportTv.al