Pas ngjarjes së djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga grupet terroriste serbe, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, tha se mbrëmja e djeshme ka qenë e qetë, por ai nënvizoi se askush nuk ishtë në dijeni se çfarë mund të ndodhte më pas.
“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas. Dje ka qenë në veprim një lloj formacioni paraushtarak që veproi në një mënyrë që, së pari, për mendimin tim është absolutisht jonormale dhe se ndodh një vrasje e një polici dhe më pas që manastiri dhe rrethinat e tij përdoren për veprime të mëtejshme, dhe besoj se kjo nuk na ndodh kurrë ne besimtarëve serbë”, tha Rashiq, raporton agjencia e lajmeve ruse Nova.rs.
Ai tha se hetimet për autorët ishin në vazhdim e sipër dhe se e gjithë kjo e bën edhe më absurde këtë ngjarje. Rashiq tha se qytetarët janë nën presion nga ngjarjet që po ndodhin.
“Është e sigurtë që hetimet për autorët do të vazhdojnë, ju e dini që ishin rreth tridhjetë të tillë, gjë që më tej çon në faktin se do të ketë tension dhe se ka një kapacitet që qytetarët tanë të jenë nën presion dhe të theksojnë se ndodh çdo ditë dhe jo vetëm në Banjskë por edhe në të gjitha vendet tjera ku jetojnë serbët”, tha Rashiç.
Rashiç theksoi më tej se e ka ndjekur konferencën e djeshme për media të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ai gjithashtu tha se Presidenti serb Vuçiç nuk ka thënë asgjë dhe se “e shihni vetë se çfarë do të thotë, fajëson serbët e Kosovës, distancohet prej tyre, nuk është asnjë lloj akti edhe pse ka shprehur ngushëllimet për policin e vrarë”.
“Nuk e besoja se do të ndodhte, duke e ditur se si mund të manipulojë, por e pashë për herë të parë dhe u konfirmua edhe një herë që presidenti Vuçiç nuk mund të shqiptojë asnjë fjali të zgjatur pa qenë gënjeshtër, insinuatë serioze dhe manipulim. Ai nuk tha asgjë, e shihni vetë se çfarë do të thotë, fajëson serbët e Kosovës, distancohet prej tyre, nuk është asnjë lloj akti edhe pse ka shprehur ngushëllimet për policin e vrarë. Në anën tjetër, ai thotë se janë vetë serbët e Kosovës që u organizuan, u rebeluan dhe çfarë do të thotë kjo, nëse do të thotë se ai e përkrah në atë mënyrë që disa grupe të qytetarëve duhet të organizohen me pajisjet e tyre që kishin për të tentuar të bëjnë diçka kundër rendit”, tha Rashiç.
Lajmi kryesor:
Kosova në zi, i jep lamtumirën policit hero Afrim Bunjaku, u vra nga grupi kriminel serbe! Liderët e Kosovës: Sulmi i dirigjuar nga Beogradi
S.S/ReportTv.al