Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha për ‘Kontrats’ në Report TV se organi i akuzës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur kërkon në Gjykatë urdhër-arreste për një qytetar. Sipas Hajdarit, kërkesa duhet të shoqërohet me prova të forta, por edhe me verifikim mbi pasuritë dhe paratë e personit që kërkon të vihet nën pranga.
Ai shtoi se një kategori njerëzish duhet të përjashtohen nga arrestimi, pasi kjo masë sigurimi edhe për vepra të lehta tregon një mentalitet lindor të drejtësisë mbi shoqërinë.
“Është metodë lindore ajo që barazon arrestimin me fëjsimin e personit. Ndërkohë që nga viti në vit janë bërë përmirësime në sistemin e drejtësisht, kryesisht në Gjykata. Për vepra të lehta nuk ka arsye të jepet arrest me burg, sepse duhen prova të forta. Ndërsa për krime të rënda ku hyn edhe korrupsioni, është pak e diskutueshme. Ka kushte dhe kritere për vendosjen e një mase sigurie siç është ndikimi apo shantazhi te dëshmitarët, mundësia për t’u larguar, mundësia për të prishur provat e të tjera. Por Prokuroritë duhet ta kenë të provuar kur kërkojnë masën me arrest në Gjykatë. Të mos nxitohen dhe të kenë kujdes të madh, të kenë verifikuar pronat dhe paratë. Ne duhet t’i ikim metodës lindore sepse masa e sigurimit nuk është fajësim” – tha Shkëlqim Hajdari për Report TV.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se pasuesi i Metës në Presidencë duhet të jetë një figurë konsensuale. Hajdari u shpreh se një kandidaturë e ardhur nga grupi parlamentar i PD-së dhe i mbështetur nga Edi Rama, është e mundur të realizohet. Sipas tij, palët duhet të dialogojnë hapur mbi këtë çështje dhe jo të bëjnë pazare. Si shembull pozitiv ai solli rastin e zgjedhjes së presidentit Alfred Moisiu.
“Nesër futemi në muajin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Për fatin e keq të shqiptarëve ne po shkojmë sërish në zgjedhjen e një presidenti jo nga populli. Vitet e fundit të gjithë kemi rënë dakord që zgjedhja e kreut të shtetit nga populli do të siguronte një institucion më të fortë dhe mbi palët. Mundet që zoti Rama pavarësisht problemeve që ka opozita, të ndërtojë një proces që të zgjidhet një president me shumicë votash. Rama duhet ta ndërtojë këtë dialog me deputetët e opozitës si Grup Parlamentar dhe atyre t’u kërkojë kandidaturën. Në këtë moment duhet të shkojnë me një kandidaturë të përbashkët, siç ndodhi me rastin e zotit Moisiu. Kjo do të shërbente për të përmirësuar klimën politike. Unë jam për dialog mbi tavolinë, sepse këtu tek ne për fatin e keq këtu tek ne dialogu është bërë nëpër ferra me ndërmjetës jo politikë” - tha Hajdari për “Kontrast” në Report TV.
Para apo pas rakie i erdhen keto mente ketij. Le qe flet po ja keput si kau peles. Mè kujdes prokuroria kur kerkon gjykates arrest thote. Kokrra budallit. Ne Shqiperi 99% e arrestimeve jane te paligjshme se behen nga policia. Pa urdher prokurori le vendim gjykate jo e jo. Si rasti i gjoja post termetit. Dhe urdher kokrra mutit Rama dhe ne sulm zagaret e policise me kete monstren Imeraj te Tiranes. Dhe pastaj te tere dolen te pafajshem ose u pushuan hetimet si te pabaza. Moren dhe leke "te arrestumit". Aaaa ketij i pelqen Moisiu president. Qe e beri Nano dhe Berisha. Caktuan dhe Sillakun Prokuror qe pushoi te gjithe hetimet ndaj te korruptuarve te Nanos,perfshire strategun e korrupsionit Hajdaragen. Mire qe Moisiu se beri cik karriere ky kokrra katunarit.
PërgjigjuCim Hajdari gjithmon je i sakte dhe shume profesjonal.... ????
PërgjigjuPo te vjedhesh eshte mentalitet perendimor?!
Përgjigju