Report Tv denoncoi dje rastin e Vasjan Lazajt, 28-vjeç, i cilin vuan nga epilepsia dhe në kushte tepër të vështira ekonomike, që i kanë hequr pagesën e aftësisë së kufizuar. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë, Eno Koleka në një bisede telefonike tha se e kam ndjekur historinë e Vasjan Lazajt, transmetuar në Report Tv.
Ai pranon se ka një vonesë prej 6 muajsh në shqyrtimin e dosjes nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë qendror në Tiranë.
Koleka më tej sqaroi se "28-vjeçari me epilepsi ka dalë fillimisht në KEMP-in e nivelit të parë, por për shkak të divergjencës (mosdakordësisë së mjekeve) dosja ka mbetur pezull. Kësisoj ka kaluar në Tiranë, në komisionin i cili më datë 9 dhjetor (ditën e enjte) do të shqyrtojë dosjen e tij dhe pritet të marrë një vendim përfundimtar".
"Ne kemi njoftuar 28-vjeçarin Lazaj të paraqitet në komision, pranë KEMP-it epror ditën e enjte, ku do të merret vendimi nëse do te jetë përfitues i pensionit të invaliditetit", theksoi Koleka.
I pyetur se pse është vonuar prej 6 muajsh kjo procedurë, ai tha se ka ardhur për shkak të ngarkesës që kanë mjekët.
Komisioni i Tiranes jo kopetent ose me qellim zvarit vleresimet per arsye korruptive duke iu ndalur pagesen e paaftesise. Epilepsia mjekohet per ta mbajtur nen kontroll, por eshte e pasherueshme sidomos kur shoqerohet dhe me semundje nervore. Ministria duhet te vere dore dhe te verifikoje ne detaje komisionin sipas ankesave qe kane te semuret. Te mos jepen vleresime sipas humorit te anetareve te komisionit pa marre ne konsiderate dhe pa e pare pacientin. Kam degjuar ne tv e lexuar ne shtyp shume ankesa ne lidhje me vleresimin e paaftesise. Ka shume vleresime fiktive duke mos pare pacientin e semure e duke mos vleresuar si duhet rekomandimin e mjekut qe e dergon ne komision.
Përgjigju