Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj ndaj deklaratave të PD për rastin e Nik Prendit. Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia shkruan se është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht.
Ata kanë lajmëruar se famlja e Nik Prendit trajtohet çdo muaj me bonus qeraje prej 180 mijë lekësh
Sipas Bashkisë së Tiranës, për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur
"PD s’ka asnjë shans që me mashtrime të bëjë vajtojcën e halleve të popullit
Partia Demokratike mashtroi prapë sot qytetarët e Tiranës, duke shpërndarë në media një fake neës për një nga familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat. Është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht, duke shfrytëzuar babëzisht me shpifje dhe për fushatë fatkeqësinë e tërmetit.
Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Njësinë Administrative 6 është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë arsye, nga Janari 2020, sipas VKB nr. 151, dt. 16.12.2019, kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qeraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira. Për të provuar gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë z. Prendi.
Për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia në fatkeqësinë e tërmetit. Nga dëshpërimi po mundohen t’i shpikin, duke turpëruar veten dhe qytetarët. Partia Demokratike nuk ka asnjë shans që me mashtrime e gënjeshtra, të bëjë vajtojcën e halleve të popullit, ndaj do bënte mirë të ndalojë menjëherë mashtrimet publike, të mos përdorë dhe të mos bëjë fushatë me fatkeqësinë e familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.
Bashkia e Tiranës siguron të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, se po vijon me shpejtësi punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po përshpejton procesin për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”.
Ndërkaq, të gjitha familjet që trajtohen me bonus qeraje do të vijojnë ta marrin atë pa ndërprerje, derisa të rikonstruktohen ose të pajisen me një shtëpi të re", shkruan në deklaratën zyrtare të Bashkisë së Tiranës.
Fatura e pagesës për Bonusin e Strehimit për Tërmetin e Nik Prendit
Pagesat e marra nga Nik Prendi për bonusin e Strehimit për Tërmetet
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar pas Bashkisë Tiranë duke hedhur akuza të reja se sipas saj, qytetari Nik Prendi është filmuar nga punonjësit e zyrave të shtetit pa lejen e tij. Zhupa shprehet se ky veprim është i dënueshme dhe se zyrtari duhet të shkoj në ndjekje penale.
Zhupa ka postuar një foto ku pretendon se është nga filmimi që i është bërë qytetarit duke thënë se ai është thirru për t'u kërcënuar dhe shantazhuar.
Nik Prendi është qytetari, i cili më herët denoncoi tek përfaqësuesit e PD se është braktisur nga qeveria dhe jeton në një kasolle pasi shtëpia ai është prishur nga tërmeti i nëntorit. Ndërsa bashkia reagoi duke thënë se prej janarit 2020 familja e Prendit merr pagesën 180 mijë lekë si bonus qiraje.
REAGIMI I PLOTË I ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA
Në asnjë vend të civilizuar dhe demokratik nuk përdoren zyrat e shtetit për të kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët, madje duke i filmuar dhe duke i keqpërdorur. Këtë metodë tipike mafioze ja ofroi sot qytetarëve zyra e Bashkisë Tiranë që në mënyrë të kundraligjshme dhe flagrante merr në pyetje edhe filmon qytetarin në një zyrë shtetërore dhe ja servir atë medias për makijazhin e vet të përditshëm.
Si reminishencë e komunizmit, duke detyruar një fatkeq dhe të lënë pa asnjë ndihmë të gënjejë dhe të bëjë autokritike, ushtari i Erion Veliajt ka shkelur çdo të drejtë të qytetarit Nik Prendi.
Partia Demokratike e vizitoi familjen e Prendit, pasi dega e saj e Kombinatit e ka ndihmuar herë pas herë me ndihma ushqimore dhe ilaçe, si një kërkesë e tij për të zgjidhur hallet. Ndërkohë që PD denoncon rastin e Nikë Prendës që jeton në kasolle, në rrënojat e shtëpisë së shembur, bashkia përveç se gënjen shkel mbi dinjitetin njerëzor dhe ligjet e këtij vendi duke e ushtruar presion mbi dy të moshuar të vetmuar dhe të semurë që kanë nevojë për ndihmë dhe mjekime. Ne prisnim të shkonin edhe të ndihmonin familjen Prendi por në fakt e thërritën ta kërcënonin dhe poshtëronin!!!
Erion Veliaj nuk heq dot dorë nga presioni mbi qytetarët dhe të vërtetën!
Dikush që çdo ditë të karrierës së vetë politike e ka shfrytëzuar për të gënjyer dhe ndërtuar fasada dhe propagandë e ka të pamundur që sot të këtë qoftë dhe një pikë ndjeshmërie ndaj vuajtjeve të qytetarëve.
E vërteta nuk fshihet zoti Veliaj! Përpiqu sa të duash me makiazh televiziv, me video 3D, me fotomontazhe! E vërteta nuk ka çmim ndërsa çmimi që do paguani për të gjitha poshtërsitë që i keni bërë Tiranës dhe qytetarëve të saj do të jetë i lartë!
KY QENI MALOK QË PA PIK TURPI DEL E GËNJEN BASHKIA DUHET KTI QENI ZGJEBARAK TJA NDËRPRESI BONUSIN SA NJERI BUK SHKAL SA PIS BUREC.
PërgjigjuLapanjozët e PD-së,edhe lekët i marrin edhe zërin e ngrejnë! Rracë e qelbur...
PërgjigjuMalokeri e gjalle na mbyten