Ervin Salianji

‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!

8 Nëntor, 16:43| Përditesimi: 8 Nëntor, 16:53

  • Share

Fier- Ish-deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burgim të formës së prerë nga Apeli, për dosjen “Babale” me akuzën “kallëzim i rremë”, ka bërë sot (8 Nëntor) një reagim të radhës nga qelia e Burgut të Fierit, ku po e vuan këtë dënim.

Ish-ligjvënësi ka përcjellë përmes medias, protestën e banorëve të Pajovës në Elbasan, pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës në rrugë të një fëmije 8-vjeçar, ngjarje e ndodhur më 31 Tetor.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve, teksa e quan “Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit”.

“Jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetëra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit”, shkruan në rrjetin Facebook ish-deputeti.

Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve.

Postimi dhe reagimi i Ervin Salianjit

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 08/11/2024 21:41

    Sapunin salihanji sapunin!rri afer safetit se ai do te kenaqi!vemje e poshter!!

    Përgjigju
  • Linda: 08/11/2024 17:24

    Te zhvleresuar jane ti Salianji dhe banda e opozites qe kur vjen ora per te punuar merren me prishje djegie dhe shkaterrime! Sa e kishe karrigen e deputetit talleshe me te dhe zbatoje vetem urdherat e kriminelit nga ballkoni,rri rehat tani te biruca jote o shpifanjos!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?