Pas reagimit të parë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken për shpalljen e Sali Berishës “Non Grata” nga SHBA, ka ironizuar analisti Mero Baze. I pyetur për informacionet se në çfarë aferash është përfshirë Berisha, Blinken tha se duhet të kalojnë nga zyra e legjislacionit.
“E para, para se të kalojmë tek media, anëtarët të vijnë në Zyrën e Legjislacionit, dhe ne do të sigurohemi që të merrni informacionin, dhe e dyta, sa i takon medias, ejani në Zyrën e Zëdhënësit të Punëve të Jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, ta ndajmë informacionin me ju”, tha Blinken.
Referuar kësaj përgjigjie, Mero Baze shkruan se kjo nënkupton se dosja ka gjëra me rëndësi që janë sekret për njerëzit nën betim të SHBA.
“D.m.th. dosja ka aq gjera te renda sa eshte sekret vetem per njerezit nen betim te SHBA. Kjo ja shton telashet pasi tani lobistet e Berishes, e quajne Berishen klient te shtrenjte dhe i kerkojne shume pare per ta mbrojtur. Per pagesat ata duhet te flasin me Zenin dhe pastaj "binden" qe keta nuk jane familje e korruptuar”, shkruan Baze.
Lajmi kryesor: