Politikë

Shpallja ‘Non Grata’ e Sali Berishës, flet për herë të parë Antony Blinken: SHBA sheh përtej kufijve për të përfshirët në korrupsion! S'kam komunikuar me Soros

7 Qershor 2021, 20:22| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 23:02

  • Share

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për herë të parë për shpalljen ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berishës nga SHBA pasi publikoi vendimin e DASH. Teksa është pyetur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë nga anëtari i dhomës së përfaqësuesve, republikani Lee Zeldin, Blinken tha se procedurat për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Berishës kanë qenë standarde si për të gjitha rastet e tjera. Ndërkohë thekson se SHBA vijon të shohë përtej kufijve për ata persona të përfshirë në korrupsion që sfidojnë parimet e demokracisë.

"Ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth të përfshirëve në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht", tha Sekretari Amerikan i Shtetit.

Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

" S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar", shtoi Blinken.

Duke pasur parasysh deklaratat e para të Berishës, i cili për vendimin e DASH bëri fajtor multimilarderin George Soros, Blinken i pyetur nëse ka komunikuar ai apo dikush tjetër në emrin e tij me Soros, u përgjigj "Jo". 

"Unë jo s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo", tha ai. 

Berisha tha se Soros është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe sipas tij një armik i demokracisë në vendin tonë. Ishte Blinken ai që bëri me dije vendimin, se Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga Blinken, aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.

Pjesë nga biseda:

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo ishte e papritur ai ka qenë mysafir dhe aleat i George Ë. Bush gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA, Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

 ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për të gjetur se në çfarë afere korruptive është përfshirë Sali Berisha, dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon të gjejë informacion? Pra ku duhet të shkojë një gazetar që të marrë informacion mbi korrupsionin që i referoheni ju?

ANTONY BLINKEN: E para, para se të kalojmë tek media, anëtarët të vijnë në Zyrën e Legjislacionit, dhe ne do të sigurohemi që të merrni informacionin, dhe e dyta, sa i takon medias, ejani në Zyrën e Zëdhënësit të Punëve të Jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, ta ndajmë informacionin me ju.

LEE ZELDIN: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë Berisha?

ANTONY BLINKEN: Jam i sigurt se çdo gazetar mund ta bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në DASH për të marrë çdo informacion që kemi në dispozicion për publikun.

LEE ZELDIN: Për të qartësuar diçka lidhur me mbrojtjen e z.Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me Sorosin?

ANTONY BLINKEN: Unë jo s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo.

Ora 22:58
Reagimi i Blinken për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’, Mero Baze: Dosja ka gjëra të rënda, ia shton telashet Berishës, lobistët do i kërkojnë më shumë para

1623099626_bazeberisha.jpg

Pas reagimit të parë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken për shpalljen e Sali Berishës “Non Grata” nga SHBA, ka ironizuar analisti Mero Baze. I pyetur për informacionet se në çfarë aferash është përfshirë Berisha, Blinken tha se duhet të kalojnë nga zyra e legjislacionit.

“E para, para se të kalojmë tek media, anëtarët të vijnë në Zyrën e Legjislacionit, dhe ne do të sigurohemi që të merrni informacionin, dhe e dyta, sa i takon medias, ejani në Zyrën e Zëdhënësit të Punëve të Jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, ta ndajmë informacionin me ju”, tha Blinken.

Referuar kësaj përgjigjie, Mero Baze shkruan se kjo nënkupton se dosja ka gjëra me rëndësi që janë sekret për njerëzit nën betim të SHBA.

“D.m.th. dosja ka aq gjera te renda sa eshte sekret vetem per njerezit nen betim te SHBA. Kjo ja shton telashet pasi tani lobistet e Berishes, e quajne Berishen klient te shtrenjte dhe i kerkojne shume pare per ta mbrojtur. Per pagesat  ata duhet te flasin me Zenin dhe pastaj "binden" qe keta nuk jane familje e korruptuar”, shkruan Baze.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?