Vik Kraja

Reagon Dj i njohur shqiptar, Vik Kraja pas infektimit të babait me COVID-19, mjeku në pension që u rikthye në detyrë

1 Prill 2020, 21:44| Përditesimi: 1 Prill 2020, 21:55

  • Share

Dj i njohur shqiptar, Vik Kraja, djali i doktorit qe pasi kishte dalë në pension u kthye t’i bashkohej  luftës së COVID-19, Dhimitër Kraja ka reaguar për herë të parë për babain e tij.

Ai u ka bërë të gjithëve thirrje që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos thyejnë rregullat e karantinës që të vlejë çdo sakrificë e mjekëve që po rrezikojnë jetën e tyre në ndihmë të të prekurve me COVID-19.

“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime...por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutemi të ndiqni keshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlej çdo sakrificë e atyre atje”, ka shkruar Dj Vicky në një postim në Instagram.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?