Masoud Pezeshkian, presidenti i Iranit

Bota

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

14 Qershor, 18:09| Përditesimi: 14 Qershor, 18:11

  • Share

1749815907_masoudpezeshkian.jpg

Masoud Pezeshkian, presidenti i Iranit

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se nëse Izraeli vazhdon të sulmojë vendin e tij, përgjigja ushtarake do të jetë "më e ashpër dhe më e fuqishme".

Njoftimi u bë sot nga presidenca iraniane, sipas së cilës, Pezeshkian e bëri deklaratën e tij gjatë një bisede telefonike që pati me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.

Irani ka paralajmëruar lëshimin e 2 mijë raketave drejt Izraelit si kundërpërgjigje gjatë ditës së sotme, por ende nuk ka të dhëna konkrete. Izraeli nga ana tjetër ka nisur të sistemojë qytetarët në strehimoret e nëndheshme, përfshi edhe pacientët e spitaleve, nga frika e një sulmi me shkallë të gjerë prej Teheranit.


Lajmi kryesor:

Teherani në flakë, goditen depot e naftës! Irani sulmon bazat e furnizimit me karburant të avionëve në Izrael, 4 të vrarë e 14 të plagosur (VIDEO+FOTO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?