Meta anuloi 30 qershorin/ Rama: Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet më 30 qershor (VIDEO)

8 Qershor 2019, 19:25| Përditesimi: 9 Qershor 2019, 17:42

  • Share

"Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor", u shpreh Rama nga Berati për vendimin e papritur të presidentit Meta që shfuqizoi dekretin duke anuluar 30 qershorin, si datë të zgjedhjeve vendore.

Ai tha se ky është një plan i thurur për të marrë zvarrë qeverinë dhe për të varrosur reformën në drejtësi, por që nuk do përmbushet pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit por të popullit shqiptar.

Rama në fjalën e tij theksoi se vendimi i Metës nuk e kishte surprizuar, duke theksuar se qëndron tre hapa përpara kundërshtarëve.

"E prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrosja e reformës në drejtësi. ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit, por të popullit shqiptar.

Këto janë sjellje të një grupi të dëshpëruar dhe janë të detyruar të humbin në mënyrë të dëshpëruar. Dhe kjo që sapo ndodhi është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme që i rrokollisën kokat të gjithë shqiptarëve, duke u përpjekur të krijojnë një mjegull dhe të hedhin të gjithë baltën e mundshme për të shkuar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve dhe marrjes peng të gjithë procesit demokratik.

E dëgjuar prokuroren e cila nxori faktet se një grup prokurorësh i kanë shërbyer gjithë jetën, në vend që ata përgjime t'i merrnin e t'i hetonin. I morën i futën në një kazan dhe i çuan tek partia. I hodhën dhe hodhën baltë mbi qeverinë. Ato nuk janë zbulime të një gazete gjermane. Ato janë çuar duke nxjerrë sekretin hetimor. Kushdo që në atë muhabete do provohej se ishte i lidhur me akte të paligjshme duhet të ishte ndëshkuar. Këta e duan drejtësinë një mjet në duart e tyre. Dhe kur thonë pse nuk ka politikanë të dënuar. nuk ka si të ketë politikanë të dënuar se për 30 vite me radhë ai sistem është mbajtur prej atyre që kanë rrjepur popullin dhe kanë mbyllur të gjitha dosjet e politikanëve. Në 30 vjet PS mund të ketë bërë 1001 gabime, mund të ketë edhe dështime por ka meritën e madhe që qëndron në anën e duhur të historisë që nga dita e parë, Nuk ka bërë urrë pazar me interesin kombëtar që e ka dashur reformën në drejtësi që askush të mos i fshihet drejtësisë. të gjithë njësoj përpara ligjit. Ata janë një tufë të mbaruarish që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve duke ushqyer me baltë që të shiten emisione për të dhënë arsye që Shqipëria të mos pranohet në BE. Ata e duan Shqipërinë jo në rrugën e Europës sepse e dinë që pastaj do hapen edhe dyert e burgjeve. Ata sot nuk duhet të ishin duke bërë moral, duhet të ishin duke pritur të mbaronin dënimet. Kush flet për përgjime, Basha që po hetohet nga SHBA, apo plaku i marrë që i ka mbledhur të gjitha këto si tespije dhe i tund. Zgjedhjet do bëhen me 30 qershor dhe ato tespije do shpërbëhen

Zgjedhjet do të bëhen. Asnjëherë deri më sot nuk më pak surprizuar dhe nuk më kanë kapur në befasi. Unë jam gjithmonë tre hapa para. Kur i shikoni që bërtasin, se unë i njoh mirë për fat të keq, mos harroni asnjëherë se bërtasin nga frika e tyre", tha Rama.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 09/06/2019 07:39

    Ore zoteri po nuk e ke ti ne dore me kete pune!

    Përgjigju
  • Hamzai: 08/06/2019 23:47

    Burazer te ngeli derri maç ne dore po lere lojen...vet e krruajte andej nga çorovoda sot, po cpate qe e ngacmove te shkretin, apo doje dem tkeqen...ne berat u godite Skenderbe...jane mesazhe keto

    Përgjigju
  • arper: 08/06/2019 23:13

    pa tjeter qe do ket zgjedhje, kujt i ha trapi per liken lulin malokun dhe monika kelliren.

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/06/2019 22:02

    Meta veproi me qëllimm , për tu shkarkuar nga parlamenti që pastaj të t’i kthehet LSI-s ! Sepse monika artistja është duke e trdhëtuar me bashen ...!!!

    Përgjigju
  • Ore ore lulebore: 08/06/2019 20:04

    Ore Edi, po Sala malok malok po dha doreheqje. Ti c’p...n e Anes bo si me kultur e si ish minister kulture more vemje komuniste (si Ti e Sala etj etj)...qe mos tme keqkuptosh a kupto se sjam Partiak por thash te te them qe jeni shushunja, vemje e cte te them se si Europian kishe ik me kohe o pleher bo jeni te gjithe pro RusoSerboGrek e mos qofshi rraca tyre po se besoj qe ne Shqipeyaret kemi ndonje rrenje ballkanike se jemi shume te perulur e gjunjezuar e bravo ju qift. Ne fund gjithe 2 m do marrim o plehera po juve s’do ju nxej. Haram e paçi

    Përgjigju
    • Nadibiu: 08/06/2019 21:12

      Ore kur e dha sala doreheqjen kur ishte kryeminister. Na e thuaj

  • Tini: 08/06/2019 19:35

    Pergjigje e sakte dhe e merituar. Plani i opozites u hodh poshte nga mbare nderkmbetaret kurse klani vazhdon planin per prishjen e reformes ne drejtesi qe nuk e ndalin dot . Meta kunder miqve nderkombetar

    Përgjigju
  • Para Laci: 08/06/2019 19:33

    Ore kete e kupto dhe bufi se me date 30 qeshor nuk do kete zgjedhje, se nuk esht koha Enverit nje partiak, por pederastat e PS bashke me kriminelet mendojn se do rrijne ne maje, se cdo malore e ka dyshes por Juve jeni per ne gerrmine

    Përgjigju
    • Ariu: 08/06/2019 20:58

      Po si su poqet i her ka trut ju maloket. Shpellar ngelet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?