Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas ngjarjes së sotme në spitalin Nasser në Gaza, ku humbën jetën 5 gazetarë.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social X thuhet se “Izraeli shpreh keqardhje të thellë për incidentin tragjik që ndodhi sot në spitalin Nasser në Gaza.”
Deklarata shton më tej: “Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve.”
Sipas zyrës së Kryeministrit, autoritetet ushtarake po zhvillojnë një “hetim të plotë” mbi ngjarjen.
“Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Qëllimet tona të drejta janë shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i pengjeve në shtëpi”, përfundon deklarata e zyrës së Kryeministrit izraelit.
Lajmi kryesor:
Sulme izraelite në një spital në Gaza, 20 të vrarë, 5 prej tyre gazetarë! Netanyahu: Incident tragjik (VIDEO)
V.GJ /ReportTv.al
