Futbolli elitar spanjoll është në raundin e gjashtë, me duelet që zhvillohen në mesjavë. Të martën te tri pikët dolën Real Madridi dhe Villarreali, teksa 'Galaktikët' mbajnë kreun e La Ligas me pikë të plota (18-të). Paraqitje e mirë edhe nga Villarreal, që merr vendin e tretë. Athletic Bilbao u ndal 1-1 në shtëpi nga Girona, teksa në barazimin 2-2 u nda sfida Espanyol - Valencia.
Në 'Ciutat de València', vendasit e Levantes u mposhtën 1-4 nga Real Madridi. Pas javës së gjashtë në La Liga 'Galaktikët' e shohin veten në krye të klasifikimit me 18 pikë. Sfida u zhbllokua pas 28 minutave lojë nga Vinicius Junior. Braziliani goditi me të jashtmen nga brenda zonës, duke e ndalur sferën në rrjetë për një gol 'alla-Quaresma'. Mastantuono në minutën e 38-të shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të parin me fanellën e Real Madrid. Në fillimet e fraksionit të dytë, Levante shkurtoi me Etta Eyong, për ta bëra ndeshjen më dramatike. Duhej Mbappe me penallti në minutën e 64-t dhe sërish francezi dy minuta më vonë që rezultati final të mbyllej 1-4.
Në 'Sanchez Pizjuan', vendasit e Sevillas u mposhtën 1-2 nga Villarreal. Skuadra 'e verdhë' për të dytin sezon radhazi po tregon cilësi në fushë dhe me 13 pikë merr vendin e tretë në klasifikim. Oluuaseyi në minutën e 17-të dhe Solomon katër minuta nga fundi shënuan për Villarreal, ndërsa Sou barazoi momentalisht te vendasit. Sevilla me shtatë pikë mbetet në vendin e dhjetë
Sot zhvillohen tre ndeshje të La Ligas, ku spikat Atletico Madrid - Rayo Vallecano dhe Real Sociedad - Mallorca.
La Liga, raundi 6:
E martë, 23 shtator
Athletic Bilbao 1-1 Girona
Espanyol 2-2 Valencia
Levante 1-4 Real Madrid
Sevilla 1-2 Villarreal
Renditja:
Në 'Sanchez Pizjuan', vendasit e Sevillas u mposhtën 1-2 nga Villarreal. Skuadra 'e verdhë' për të dytin sezon radhazi po tregon cilësi në fushë dhe me 13 pikë merr vendin e tretë në klasifikim. Oluuaseyi në minutën e 17-të dhe Solomon katër minuta nga fundi shënuan për Villarreal, ndërsa Sou barazoi momentalisht te vendasit. Sevilla me shtatë pikë mbetet në vendin e dhjetë.

Komente