Festa e Real Madrid

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen me katër gola, Vinicius mrekullon me të jashtme! Goli i parë për Mastantuono, 'dopio' Mbappe

24 Shtator, 09:07| Përditesimi: 24 Shtator, 09:08

  • Share

Në 'Ciutat de València', vendasit e Levantes u mposhtën 1-4 nga Real Madridi. Pas javës së gjashtë në La Liga 'Galaktikët' e shohin veten në krye të klasifikimit me 18 pikë. Sfida u zhbllokua pas 28 minutave lojë nga Vinicius Junior. Braziliani goditi me të jashtmen nga brenda zonës, duke e ndalur sferën në rrjetë për një gol 'alla-Quaresma'. Mastantuono në minutën e 38-të shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të parin me fanellën e Real Madrid. Në fillimet e fraksionit të dytë, Levante shkurtoi me Etta Eyong, për ta bëra ndeshjen më dramatike. Duhej Mbappe me penallti në minutën e 64-t dhe sërish francezi dy minuta më vonë që rezultati final të mbyllej 1-4.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madrid fiton me 'poker' për kreun, Villarreal sukses 1-2 në Sevilla! Ngecin Bilbao dhe Valencia


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?