Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria në rrugën e integrimit. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato në një tryezë diskutimi për performancën dhe integritetin e SPAK, por shtoi se është e nevojshme që të ruhen këto hapa pozitivë të arritura.
Ambasadori theksoi se ka ende shumë punë për të bërë në zbatim të reformës, duke shtuar se kërkohet transparencë dhe llogaridhënie. Duke e cilësuar SPAK si një institucion fundamental, Gonzato tha se është me rëndësi gjithashtu që të ndalen presionet ndaj drejtësisë së re.
“Presioni në çfarëdo lloj forme, privat apo publik, politik apo nga grupe private interesi, dëmton rëndë besimin publik. Për këtë arsye të gjithë duhet të përmbahen dhe të mos ushtrojnë presion në çfarëdo lloj forme për strukturat e gjyqësorit dhe të respektojnë mekanizmat ligjorë dhe të rishikimit gjyqësor që ekzistojnë.”, u shpreh Gonzato.
“Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria dhe kontribut të madh për ecurinë e mrekullueshme drejt BE. Ka ende shumë punë për të bërë në zbatimin e kësaj reforme, dhe inkurajojmë institucionet përkatëse, në veçanti ato të pavarura të drejtësisë.”, shtoi Gonzato.
Teksa tha se dëshiron ta shikojë ‘gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh’, Gonzato u ndal edhe te rekomandimet që kanë bërë përmes raporteve të BE, për të cilat tha se duhet adresim urgjent. Mes tyre, Gonzato përmendi fuqizimin e mekanizmave për konfliktin e interesit apo një lloj ‘vettingu’ edhe për emërimet për anëtarët jo magjistratë të KLP apo KLGJ me ato që janë magjistratë, me kontrolle pasurie dhe historik. Këto çështje, u shpreh ambasadori, nuk kërkojnë me patjetër ndryshime ligjore dhe KLP duhet t’i marrë në konsideratë pasi siç shtoi ai, “janë gjëra që mund të arrihen pa shpikur rrotën.”
“Kemi rekomanduar edhe përafrimin e procedurave të emërimit për anëtarët jo magjistratë të KLP dhe KLGJ me ato anëtarë magjistratë, që dmth të njëjtat kontrolle të pasurisë dhe historikut para emërimit. Ne mendojmë se procedura stabël ligjore që sigurojnë këto mekanizma të barabartë është thelbësore. S’e kemi fjalën për të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimeve të mëparshme por procedura stabël ligjore që sigurojnë këto mekanizëm të barabartë është thelbësore, Transparenca në emërime duhet të forcohet gjithashtu”, shtoi ai.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja theksoi gjatë fjalës së tij se sot më shumë se kurrë është e nevojshme një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj. Kjo kërkon transparencë, standarde të qarta etike dhe profesionale, si dhe një kulturë të re institucionale që e sheh llogaridhënien jo si kërcënim, por si pjesë përbërëse të legjitimitetit të saj”, theksoi Manja.
Kreu i SPAK Altin Dumani, më tutje, gjatë fjalës së tij, ndër rreshta duket se i jep edhe një përgjigje indirekte deklaratës së Manjës. Dumani theksoi se ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por shtoi se përpjekjet për të cenuar pavarësinë e institucionit rrezikon që të çbalancojë kufijtë kushtetues. Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se edhe vërejtjet se ekzekutivi duhet të kufizojë ndikimin në sfera administrative janë të drejtë.
“Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura por çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës. Duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve te pavarura, mund të ruajmë balancën kushtetuese. Vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë.”, shtoi Dumani.
Lajm në përditësim...
Ministri i Drejtësisë, Uli Manja vlerësoi reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK, në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”. Ministri Manja tha se SPAK është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi, një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.
Por, ministri Manja u shpreh se pavarësia nuk është një qëllim në vetvete. Sipas tij, pavarësia duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetëreferencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit.
“Përgjegjësi për mua të marr pjesë në këtë diskutim të rëndësishëm, që prek një nga çështjet më themelore të reformës në drejtësi: balancën mes pavarësisë dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë penale, me fokus të veçantë në rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK.
Reforma në drejtësi, e mbështetur gjerësisht nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ka pasur si objektiv kryesor ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe efektiv. SPAK është një nga arritjet më të prekshme të kësaj reforme – një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.
Por, siç e thekson me të drejtë edhe Raporti që u prezantua sot, pavarësia nuk është një qëllim në vetvete. Ajo duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetë-referencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit.
Në këtë kuadër, koordinimi ndërinstitucional merr një rëndësi të veçantë. Ministria e Drejtësisë, si pjesë themeltare e kësaj arkitekture ndërinstitucionale, ka një rol të rëndësishëm në garantimin e funksionimit të balancuar të sistemit – për të siguruar që institucionet të kenë burimet, rregullimin dhe mbështetjen e nevojshme për të ushtruar mandatin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme.
Roli i ekzekutivit në raport me SPAK parashikon aspekte administrative, strategjike dhe mbështetëse, të cilat synojnë të garantojnë funksionimin efektiv të këtij institucioni por ndikuar apo cenuar pavarësinë e tij funksionale dhe vendimmarrëse. Ky rol shtrihet në fusha të tilla si garantimi i sigurisë fizike dhe personale të prokurorëve dhe ambienteve institucionale, planifikimi dhe mbështetja financiare, ofrimi i rekomandimeve strategjike për orientimin e politikës penale, si dhe ndërveprimi institucional përmes Ministrisë së Drejtësisë si një hallkë lidhëse me Këshillin e Ministrave”, tha Manja.
Në fund të fjalës së tij, Manja theksoi se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj.
“Në tërësi, roli i ekzekutivit ndaj SPAK është i konceptuar si një ndërveprim i kontrolluar institucional, që ndërton një mekanizëm mbështetës pa cënuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore të institucionit, duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe garantuar zbatimin e politikave shtetërore në fushën e drejtësisë penale.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj. Kjo kërkon transparencë, standarde të qarta etike dhe profesionale, si dhe një kulturë të re institucionale që e sheh llogaridhënien jo si kërcënim, por si pjesë përbërëse të legjitimitetit të saj”, theksoi Manja.
Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjejë më shumë pasqyrim në raportiet vjetore të Prokurorisë së Posaçme. Në tryezën e diskutimit për integritetin dhe performancën e SPAK, Dumani përmendi edhe boshllëqet ligjore lidhur me përfundimin e mandatit të Prokurorëve të posaçëm, teksa tha se e kanë adresuar si problematikë.
“Në funksion të pavarësisë së brendshme, si drejtues i SPAK, kam deleguar thuajse të gjitha komunikimet që prokurorët bëjnë me instucionet e tjera. E ndërmora këtë hap duke iu garantuar këtë pavarësi që dmth se prokurorët komunikojnë në mënyrë të pavarur me institucionet e tjera, pa u përfshirë drejtuesit i SPAK, përjashtuar në disa momente hetimi. Dokumenti ka nënvizuar se statusi i Prokurorit pas përfundimit të mandatit mbetet boshllëk që kërkon zgjidhje ligjore. Në raportimet periodike që kemi bërë në Kuvend dhe KLP e kemi ngritur këtë shqetësim dhe vlerësoj se prokurorët e posaçëm meritojnë përgjigje cilado qoftë ajo. Vlerësoj marrjen në konsideratë të rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK. Nuk jam dakord me këtë vlerësim, pjesërisht i përmbushur, por roli aktik i këtij mekanizmi duhet të gjëjë më shumë pasqyrim në raportet vjetore të SPAK”, tha Dumani.
Dumani u ndal edhe te raportet me KLP dhe ILD, ndërsa sa i përket Kuvendit, dhe raportimit vjetor në këtë institucion, ai tha i mirëpresin rekomandimet e tyre por duhet të bazohen në analiza të thelluara.
“Çdo rekomandim i kuvendit jemi përpjekur ta trajtojmë. Po të shikoni raportet e SPAK, do të gjeni edhe një shpjegim sesi janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo të Ksëshillit të Ministrave. vlerësojme se rekomandimet duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe objektive dhe të konsultuara me institucionet e pavarura, në mënyrë që të sigurohet komunikim institucional.”, tha Dumani.
Duke u ndalur te llogaridhënia, Dumani theksoi se ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por shtoi se përpjekjet për të cenuar pavarësinë e institucionit rrezikon që të çbalancojë kufijtë kushtetues. Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se edhe vërejtja se ekzekutivi duhet të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë.
“Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura kur janë të argumentuara mirë dhe adresojnë nevojat reale për përmirësim, por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës. Duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve te pavarura, mund të ruajmë balancën kushtetuese. Vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative dhe jo më tej është e drejtë dhe përputhet me parimet kushtetuese.”, shtoi Dumani.
Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e KE-së, për të adresuar më shumë progres në këtë luftë, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si në thirrjen për të ndaluar intimidimet ndaj këtyre institucioneve.
“Kuvendi i Shqipërisë ndan të njëjtin vlerësim e mbështetje me Raportin e Komisionit Europian për nevojën e progresit thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë; Për arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si një prioritet i rëndësishëm; Për pavarësinë e plotë të institucioneve të përfshira në luftën kundër korrusionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve të tyre operacionale dhe investiguese; Për thirrjen për ndalimin e avazit të etiketimeve e sulmeve gati të përditshme, që synojnë të intimidojnë, ndikojnë dhe minojnë punën e SPAK-ut. Për rritjen e mbështetjes dhe të besimit publik për gjyqtarët e prokurorët, si premisa për forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.”, shtoi ajo.
Integrimi i përshpejtuar i vendit drejt BE, tha Spiropali, është edhe meritë e prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO.
“SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane”, tha Spiropali, duke shtuar se Kuvendi është i hapur të mirëpresë nisma ligjore për të forcuar më tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave përkatëse.
“ Sinergjia midis pavarësisë dhe llogaridhënies është një kusht themelor për të ndërtuar një sistem që jep drejtësi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin.”, shtoi më tej ajo.
Komente

Oiii oiii oiii ..... Me kostum me kravatë dhe këpucë pa çorape ...
PërgjigjuDrejtësia në këtë sistem e ka emrin paraaa,para,para,për atë që s'ka para asnjëherë drejtsi nuk ka,,,,gjyqtarë e prokurorë janë veç Sude me kurorë,për para përmbysin male dhe në qiell e ngrenë çdo haleee...punë sekserësh s'është shaka për paraaa janë "evliha"sa dhe shejtanit i thonë baba . Mjerëëë kush nuk ka para !
Përgjigjullogaridgenia e te gjitha pushteteve para kuvendit si irfan legjislativ jane te saksionuara ne kushtetute . Kuvendi eshte i vetmi pushtet qe zgjidget nga sovrani te theret nuk mund te jene pamvaresi absolute
Përgjigjuduhet te krijohen praktika te perbashketa gjykimi, ne Kosove dhe Shqiperi...mos i beni presion drejtesise!
PërgjigjuEnver hoxha ja dinte ktij mileti ca drejtsie bo bojn kto hajdutet