Enkelejd Alibeaj

Alibeaj kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me listën e mbyllur do zgjidhen deputetë të privilegjuarit e kryetarëve

27 Korrik, 17:45| Përditesimi: 27 Korrik, 19:04

  • Share

Një ditë pas miratimit në Kuvend Kodit të ri Zgjedhor, deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj i kërkon presidentit Bajram Begaj mosdekretimin e këtyre ndryshimeve. Alibeaj i është drejtuar Begaj me një shkresë të cilën e ka publikuar vetë në Facebook, ndërsa rendit edhe arsyet se përse kërkon që këto ndryshimet ët mos dekretohen.

Alibeaj ishte një zë i ashpër kundër këtyre ndryshimeve një ditë më parë në Kuvend, ndërsa në shkresën drejtuar Begajt thotë se me mbylljen e 1/3 së listës cenohet parimi i barazisë para ligjit, duke deformuar vullnetin kushtetues për votimin parapëlqyes. Alibeaj thotë se vetëm një numër i vogël deputetësh do të zgjidhen nga votuesit, ndërsa pjesa tjetër do të zgjidhet nga kryetari.

Alibeaj sqaron se Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë përfaqësuesit e tyre.

Sipas tij ligji u pamundëson shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive dhe se në Kuvend do të futen vetëm deputetët e privilegjuar të kryetarit. 

"I kam dorëzuar sot Presidentit të Republikës, kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës sëShqipërisë" i ndryshuar", i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 26.07.2024.

Arsyetimi ligjor për këtë kërkesë mbështetet në faktin se ligji i miratuar mbrëmë, cënon parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 17, 18, 45 dhe 64 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi 28/21 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu ky ligj ështe në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik). Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre.

Thënë ndryshe, shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive. Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit. Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternativë", shkruan Alibeaj. 

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shfrytëzuan seancën e fundit parlamentare për të miratuar me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat, votën e diasporës dhe heqjen e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur, ndryshime që erdhën pas një pakti të beftë mes tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 27/07/2024 18:57

    O Alibabe kush je ti qe urdheron Presidentin ,ti nuk ke as parti dhe as kryetar , je nje cope mashtruesi nje hajdut dhe nje cope intriganti i pa bere. Te mberdhif lekura se emri jot nuk do te figuro ne as nje liste .Yyyy kerrme e keqe .PD parti fasciste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?