Reforma Zgjedhore, të premten nis komisioni bipartizanin! Përfaqësuesit e OSBE-së takohen me Gjiknurin e Alibeajn

16 Janar, 12:00| Përditesimi: 16 Janar, 16:18

  • Share

1705400763_damiangjiknuriosbe.jpg

Pas një periudhe të gjatë pause, komisioni bipartizan i Reformës Zgjedhore do të nisë punën të premten në orën 12:00.

Sot paradite përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së takuan bashkëkryetarin socialist të këtij komisioni, Damian Gjiknuri një ditë pas letrës së firmosur nga dy kryetarët e komisionit bipartizan  ku i kërkuan OSBE asistencë teknike

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve” shkruan Gjiknuri në facebook.

Ndërsa më vonë në orën 14:00 axhendën do e vijojnë me bashkëkryetarin e dytë të këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, të premten nis komisioni bipartizan! SHBA, BE-ja dhe Britania në një zë: Nuk ndërmjetësuam ne


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?