Kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar Hashim Thaçin që t'i japë lamtumirën e fundit babait të tij, është shprehur edhe Emisari Special i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell.
Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, i cili kritikonte ashpër gjykatën për refuzimin e kërkesës së Thaçit, i cili shkruante se “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”.
“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi kryeministri Rama.
Ish-presidenti i Kosovës e vizitoi të atin në spital në Prishtinë disa ditë para se ati të ndërronte jetë. Gjatë kohës së qëndrimit të tij kishte masa të shtuara të sigurisë, me forcat e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që kishin siguruar perimetrin rreth klinikës ku ndodhej i shtruar i ati.
Ndërkaq, Grenell, i cili ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, varrimi i babait të ndjerë të Thaçit pritet të bëhet sot në orën 15:00.
Postimi i Grenell
Komente

Shkruan ai i cili mbeshteti tribunalin pas kraheve te Thaci&co. Krijesa ekstra ligjore e tribunalit te Kosoves, krijuar nga Kosova por me personel te Sorros iu kthye bumerang Rames kur pas Obames dhe sharjeve me VOA i riperlau shpejt e shpejt kur dakordoi me Grenell “paqen e madhe” Vucic - Thaci. E keshtu perftuan gjithe larot e tkere si Kim fiu e Lul mavriu. Dhe tani do e shohim me shume e per lime oh sa e turpshme tribunali. Le te mblidhet Kuvendi i Kosoves dhe fshije tribunalin. Vijne trimat ne shpi. Plehra.
PërgjigjuIk o i mjere se i rendon kot tokes. Dukesh qe perserit si papagall intrigat e Sali kriminelit, tradhetarit me te ndyre qe ka pare Shqiperia qe punoi per Serbine e sot vazhdon me Greqine dhe hedh balte mbi te tjeret me shpifje e intriga te tilla qe nuk kane fund.