Richard Grenell

Kosova & Rajoni

Specialja refuzoi kërkesën e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e të atit/ Grenell ndan postimin e Ramës: Një tribunal i turpshëm

18 Mars, 08:14| Përditesimi: 18 Mars, 10:28

  • Share

Kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar Hashim Thaçin që t'i japë lamtumirën e fundit babait të tij, është shprehur edhe Emisari Special i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell.

Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, i cili kritikonte ashpër gjykatën për refuzimin e kërkesës së Thaçit, i cili shkruante se “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”. 

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi kryeministri Rama.

Ish-presidenti i Kosovës e vizitoi të atin në spital në Prishtinë disa ditë para se ati të ndërronte jetë. Gjatë kohës së qëndrimit të tij kishte masa të shtuara të sigurisë, me forcat e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që kishin siguruar perimetrin rreth klinikës ku ndodhej i shtruar i ati. 

Ndërkaq, Grenell, i cili ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, varrimi i babait të ndjerë të Thaçit pritet të bëhet sot në orën 15:00. 

Postimi i Grenell

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?