TIRANË- Censura dhe përjashtimi i Report TV nga Federata shqiptare e futbollit për të ndjekur kombëtaren merr përmasa më të mëdha nga pamjet e siguruara në tribunën ku duhet qëndrojnë gazetarët sportivë gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.
Siç duket në pamje, një pjesë e tribunës së mediave është e boshatisur dhe s’ka asnjë gazetar sportiv, që tregon fare qartë që refuzimi i akreditimit të gazetarit të Report Tv, Ernest Koçi ka qenë krejtësisht një hakmarrje e Armand Dukës dhe vartësve të tij, një vendim tërësisht politik dhe krejtësisht diskriminues.
Kati i tretë i ‘Air Albania’ për mediat nuk është hapur, pasi interesimi për t’u akredituar ka qenë i ulët.
Ata pak gazetarë në tribunë nuk i përkasin fushës së sportit, kurse disa të tjerë jo gazetarë nuk dihet pse ndodheshin aty. Refuzimi i Report TV dhe disa mediave të tjera kritike ndaj Dukës për t’u akredituar është komentuar gjerësisht në opinion si anti-demokratik.
Shpeshherë gazetarët sportiv, me bekimin e punonjësve të federatës, në ndeshjet e kombëtares nuk trajtohen siç iu takon. Kjo pasi në ulëset e tyre vihen re aktor, këngëtar, politikanë dhe shumë personazhe të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me sportin.
E bukura do te jete kur gjith tifozet ta bojkutojne stadjumin deri sa Duka i droges te zhduket se eshte bere si shoku Enver dhe shoku Sali non grata.....
Përgjigju