Refuzoi mandatin, Hoxha pritet me entuziazëm nga demokratët: Në 11 maj largojmë Ramën (VIDEO)

8 Maj 2019, 10:41| Përditesimi: 8 Maj 2019, 11:39

  • Share

Pasi refuzoi që të bënte betimin, Indrit Hoxha foli për mediat jashtë Kuvendit, teksa u prit nga të rinjtë demokratë që po zhvillonin protestën e radhës simbolike.  "Unë nuk mundem dot të marr këtë mandat ku në këtë vend kreu i i kërij institucioni është personi që ka mbi supet e tij vrasjen e katër personave në masakrën e 2 prillit në Shkodër. Nuk mundem dot të marr mandatin e një deputeti ku pjesë e këtij parlamenti janë hetues dhe prokurorë të dikaturës komuniste, sicc është z. Xhafa dhe z.Braho.

Nuk mundem  dot të marr mandatin e deputetit ku i jati i kreut të ekzekutivit ka firmosur për varjen e poetit Hafzi Nela. Ky mandat është mandat i të rinjve dhe demokratëve. Unë nuk mundem dot të marr një mandat ilegjitim duke hyrë fshehurazi në këtë parlament. Rroftë Shqipëria, Zoti i bekoftë shqiptarët. Beteja sapo ka nisur dhe më 11 Maj do të jetë akti final i largimit të kësaj klike kriminale që ka pushtuar shqiptarët. 

Nuk kam asnjë qëndrim të ndryshëm. Kam ndjekur proccedurën ligjore duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. Kam shkuar në Parlament dhe kam refuzuar marrjen e mandatit. Jam qytetar i lirë dhe do të vazhdoj të luftoj që njerëzit e këtij vendi të jenë qytetarë të lirë në një vend demokratik si gjithë Europa
" deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

Demokrati pranoi mandatin në KQZ, por e refuzoi në Kuvend, Ruçi: Suksese në jetë! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?