Drejt Punës

Regjistrimet në universitet, në Vlorë dhe Elbasan maturantët zgjedhin infermierinë! Zv.rektorja: Dega e mësuesisë s'ka kërkesë

Janë plotësuar 85 për qind e kuotave në degën e infermierisë që në fazën e tretë të regjistrimeve në universitetin e Vlorës.

"Konkretisht në infermieri të përgjithshme nga 240 kuota janë plotësuar 2018, po kështu 80 për qind tek dega e mamisë", Evis Alushi, pedagoge.

Tregu i punës kryesisht jashtë vendit është arsyeja kryesore e rritjes së interesit për infermierinë.

"Duhen marrë të dyja së bashku, sepse gjithmonë është trumbetuar largimi i infermierisë, por duhet thënë se kërkesa e punës për infermieri është e lartë dhe brenda vendit", shtoi ajo.

Nga ana tjetër vazhdon rënia e regjistrimeve në degët e mësuesisë edhe pse qeveria do të japë bursa për maturantët me mesatare 8.5 që regjistrohen në këto degë.  

"Në degët e mësuesisë nuk ka kërkesa e njëjta problematike me vitet e kaluara", tha zv/rektorja Frosina Londo.

Vijojnë regjistrimet në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Trendi vijon të jetë i njëjtë me atë të viteve të fundit, ku vërehet një interesim të rinjsh të regjistruar në degët e fakultetit të Shkencave Mjekësore, Teknike. Deri tani janë regjistruar 400 studentë, ndërsa mbeten ende 350 kuota të lira. Vetë aplikantët tregojnë pse preferojnë të studiojnë për infermieri të përgjithshme, mami dhe laborator.

"Është degë që a të ardhme jashtë vendit".

"Aplikoj për infermieri se dua të iki me punë jashtë shtetit".

Këtu janë pagat shumë të ulëta, investojmë për shkollë por pastaj s'kemi me çfarë jetojmë",-  thanë ata.

Në total në të gjitha degët e universitetit të Elbasanit janë 2 573 kuota të lira, ndërsa regjistrimet do të vijojnë deri më 15 shtator.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?