Ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka hedhur poshtë deklaratat e Gledion Rehovices, i cili tha se Dervishaj është larguar nga LSI por që nuk është bërë ende publike. Në një reagim për Report Tv, Dervishaj mohoi lajmin duke thënë se nuk është larguar nga LSI.
"Nuk jam larguar nga LSI dhe lajmi nuk është i vërtetë", tha Dervishaj për Report Tv.
I larguar nga LSI, Gledion Rehovica, i cili iu bashkua PS-së pak ditë më parë, tha në një intervistë për Report Tv se Sokol Dervishaj, është larguar, pavarësisht se nuk është bërë publike.
Lajmi kryesor: