Rekord rastesh të reja me COVID, Rama: Efekti i festave! S’do ishte e paudhë t’i prisnin masa shtesë, por s'kemi plan të mbyllim shkollat

5 Janar 2022, 17:46| Përditesimi: 6 Janar 2022, 08:06

  • Share

 

Në një kohë kur ka pasur një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se në plan nuk është të mbyllen, por ka paralajmëruar edhe masa shtesë.

“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme.  107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin. “Lloji i ri i Covid është deklaruar që është gjendur. Për momentin nuk ka asnjë plan mbylljeje, por disa masa nuk do të ishte e paudhë t’i prisnim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa masa… nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojmë të na venë maskën teksa varianti i ri përhapet gjithandej dhe spitalet mbushen. Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon dhe humbet do t’i jepet garanci financiare! Në verë kalim pa doganë mes Shqipërisë dhe Kosovës


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?