Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e nëntë, ose thënë ndryshe fazën e parë. Të diel AF Elbasani barazoi 1-1 kundër Partizanit, ndërsa Skënderbeu fitoi 0-1 në Ballsh me Bylisin. Pas kësaj jave, Partizani kryeson renditjen me 16 pikë, një më shumë se ndjekësit e Egnatias.
Në "Elbasan Arena" pritej një përballje e fortë dhe diçka e tillë ndodhi, me AF Elbasanin dhe Partizanin që luftuan deri në momentet e fundit. Përballja u hap në minutën e 23-të, me Agim Zekën që zhbllokoi shifrat për "Demat e Kuq". Heshtje në stadium, ndërsa goli i barazimit te vendasit nuk vonoi shumë. Ishte Blaise Tsague që barazoi në të 36 minutë. Paçka rasteve dhe nervave, skuadrat ndanë nga një pikë.
Në "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi vendas u mposht 0-1 nga Skënderbeu. Goli i Rashicës në minutën e 82 bëri që korçarët të dilnin me pikët e plota dhe të merrnin frymë pas disa javësh "jo", ndërsa Bylis "zhytet" në fundin e ftohtë.
Superliga, java 9-të:
E shtunë, 19 tetor 2024
14:00 Laçi 3-1 Vllaznia
14:00 Egnatia 0-0 Teuta
14:00 Tirana 0-0 Dinamo (Vlorë)
E diel, 20 tetor 2024
14:00 Bylis 0-1 Skënderbeu
17:00 AF Elbasani 1-1 Partizani
Renditja:
Superliga shqiptare mbylli këtë të diel fazën e parë, ndërsa skuadrat po mendojnë për ndeshjet pasardhëse. Raundi i dhjetë nis të premten e 25 tetorit me tre sfida, ku spikat Egnatia - Dinamo. Ndërkohë që Tirana pret Laçin në 17:00, megjithëse mund të kemi ndryshime në orar për shkak se nuk ka ende një stadium të përcaktuar.
E shtuna vijon me duelin AF Elbasani - Skënderbeu në orën 17:00, për t'u përmbyllur në "Loro Boriçi" me Vllaznia - Partizani, ndeshje që është programuar për në orën 19:30.
Superliga, java 10-të:
E premte, 25 tetor 2024
14:00 Bylis-Teuta
14:00 Egnatia-Dinamo
17:00 Tirana-Laçi
E shtunë, 26 tetor 2024
17:00 AF Elbasani-Skënderbeu
19:30 Vllaznia-Partizani
Edhe Erion Brace te ishte albiter do kishte dhene golin ne min 92 apo penalltine ne min 94 Rrofte partia
Përgjigju