Superliga shqiptare mbylli këtë të diel fazën e parë, ndërsa skuadrat po mendojnë për ndeshjet pasardhëse. Raundi i dhjetë nis të premten e 25 tetorit me tre sfida, ku spikat Egnatia - Dinamo. Ndërkohë që Tirana pret Laçin në 17:00, megjithëse mund të kemi ndryshime në orar për shkak se nuk ka ende një stadium të përcaktuar.
E shtuna vijon me duelin AF Elbasani - Skënderbeu në orën 17:00, për t'u përmbyllur në "Loro Boriçi" me Vllaznia - Partizani, ndeshje që është programuar për në orën 19:30.
Superliga, java 10-të:
E premte, 25 tetor 2024
14:00 Bylis-Teuta
14:00 Egnatia-Dinamo
17:00 Tirana-Laçi
E shtunë, 26 tetor 2024
17:00 AF Elbasani-Skënderbeu
19:30 Vllaznia-Partizani
Lajmi kryesor:
Renditja/ AF Elbasani dhe Partizani barazojnë 1-1, 'Demat' në krye të Superligës! Skënderbeu del me tri pikë nga Ballshi
S.Dh/ReportTv.al