Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka vijuar sot me ditën e dytë të ndeshjeve. Duke nisur nga ora 14:00 janë zhvilluar dy sfida.
Në "Tofik Jashari" të Shijakut, Erzeni vendas u mposht 0-1 nga Kukësi. Për skuadrën e Emiljano Çelës vendosi goli i Nasir në minutën e 71, për të marrë fitoren e parë pas pesë ndeshjeve.
Ndërkohë në Fushë-Krujë ekipi i Kastriotit fitoi 2-0 kundër Pogradecit me golat e Kapllanit dhe Hoxhës. Pas kësaj disfate, e shtata këtë sezon, trajneri shkodran i Pogradecit, Samuel Nikaj dha dorëheqje.
Të premte, Apolonia fitoi me Vorën dhe Lushnja mposhti Korabin. Gjithçka në Kategorinë e Parë mbyllet të diel me dy sfida, Besa - Valbona dhe Burreli - Flamurtari.
Kategoria e Parë, raundi 12-të:
E premte, 8 nëntor 2024
Apolonia 2-0 Vora
Lushnja 3-1 Korabi
E shtunë, 9 nëntor
Erzeni 0-1 Kukësi
Kastrioti 2-0 Pogradeci
E diel, 10 nëntor - 14:00
Besa - Valbona
Burreli - Flamurtari
Renditja: