Teuta 0-0 Dinamo në 'Niko Dovana'

Sport

Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës

10 Shkurt, 19:16| Përditesimi: 10 Shkurt, 19:22

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura. Në Korçë, Skënderbeu humbi 0-2 kundër Laçit, ndërsa Teuta dhe Dinamo barazuan 0-0. Është Egnatia që prin renditjen pas kësaj jave.

Në "Niko Dovana" të Durrësit skuadrat e Teutës dhe Dinamos barazuan 0-0. Bledar Devolli shijon pikën e parë në stolin durrsak, me ekipin që barazon pas katër humbjeve. Nga ana tjetër Ilir Daja sheh barazimin e tretë radhazi për Dinamon.

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu pësoi humbjen e 12-të sezonale. Për këtë u kujdes Laçi që mori tri pikë falë fitores 0-2. Bullari në minutën e 41 dhe Cordeiro katër minuta nga fundi ishin autorët e golave.

Raundi i 24-t nisi të diel (9 shkurt) me derbin Partizani 1-1 Tirana. Tej paraqitjes në fushë, protagonistë ishin edhe tifozët të cilët u përleshën para ndeshjes, e cila nisi me 30 minuta vonesë për shkak se policia nuk ishte e pranishme për të shoqëruar ekipin e Tiranës.

Sa i takon renditjes, Egnatia me 45 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Vllaznia me dy pikë më pak. Në "Final 4" edhe Partizani me Dinamon. Në fund Teuta, Tirana dhe Skënderbeu.

Superliga shqiptare, raundi 24:

E diel, 09 shkurt 2025 

13:30 Partizani 1-1 Tirana                     

17:00 AF Elbasani 1-2 Egnatia             

17:00 Vllaznia 3-0 Bylis

E hënë, 10 shkurt 2025                         

17:00 Skënderbeu 0-2 Laçi                     

17:00 Teuta 0-0 Dinamo 

Renditja:  

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?