Superliga shqiptare e futbollit mbylli zyrtarisht këtë të diel vitin 2024. Në "Niko Dovana" të Durrësit Teuta dhe Bylis barazuan pa gola në një ndeshje që "u refuzua" nga tifozët.
Në tribunën "për karshi" tifozët mund të numërohen me "gishtat e njërës dorë", teksa këtë sezon mungesa e tyre në stadium ka qenë plagë për futbollin. Thuajse në çdo ndeshje ka pasur mungesë interesi për shkak të garës së munguar dhe cilësisë së produktit.
Një gjë e tillë u pa edhe këtë të diel në Durrës, aty ku u duk se u luajt një miqësore vere dhe skuadrat ndodheshin në fazën përgatitore.
Me 19 javët e para të sezonit të mbyllura (sezoni i rregullt 36 javë) është Dinamo që kryeson me 34 pikë dhe Blutë mund të quhen 'kampionët e dimrit', një term që ishim mësuar ta përdornim para se kampionati të bëhej me fazën shtesë, atë të "Final 4" ku katër skuadrat do përballen në një mini-turne për kampionin.
Pas Dinamos ndodhen Partizani, Vllaznia dhe Egnatia. Fundi duket i ftohtë për Tiranën, Bylisin dhe Skënderbeun. Bardheblutë e Tiranës në krizë totale pasi kanë vetëm dy fitore këtë sezon.
Pritet që Superliga të rikthehet me raundin e 20-të në fundjavën e 11-12 janarit 2025.
Superliga, raundi 19-të:
E premte, 20 dhjetor 2024
16:30 Skënderbeu 0-2 AF Elbasani
19:00 Partizani 2-0 Vllaznia
E shtunë, 21 dhjetor 2024
13:30 Laçi 3-1 Tirana
16:30 Dinamo 2-1 Egnatia
E diel, 22 dhjetor 2024
16:30 Teuta 0-0 Bylis
Renditja: