Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë më 10 dhe 11 janar raundin e 20-të. Këto do jenë ndeshjet e para për vitin 2025, me lojtarët dhe stafet që kanë pasur kohën e nevojshme për të përgatitur gjysmën e mbetur të sezonit.
Të premte spikat dueli klasik mes Vllaznisë dhe Tiranës i cili merr jetë në orën 17:00 në "Loro Boriçi" të Shkodrës. Ndërkohë që më herët në program duke nisur nga ora 13:30 janë dy duele. Dinamo kryesuese udhëton në Ballsh për t'u ndeshur me Bylisin, ndërsa Egnatia kampione në fuqi pret Laçin.
Të shtunën në orën 17:00 do të luhen dy sfidat e mbetura. Në kryeqytet, Partizani pret Skënderbeun në "Arenën e Demave", ndërsa AF Elbasani luan në shtëpi kundër Teutës.
Pas 19 javëve të luajtura kryeson Dinamo me 34 pikë, një më shumë se Partizani. Katërshen e "Final 4" e plotësojnë Vllaznia dhe Egnatia. Në fundin e ftohtë Tirana, Bylis dhe Skënderbeu.
Superliga, raundi 20-të:
E premte, 10 janar 2025
13:30 Bylis - Dinamo
13:30 Egnatia - Laçi
17:00 Vllaznia - Tirana
E shtunë, 11 janar 2025
17:00 AF Elbasani - Teuta
17:00 Partizani - Skënderbeu
Renditja: