Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Gjirokastër, teksa situata ka dalë jashtë kontrollit në fshatin Asim Zenel. Bëhet me dije se ka humbur jetën nga asfiksia Andrea Haxhiaj, 64-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, e cila ka marrë djegie të rënda në trup. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia, që bën me dije se 64-vjeçari u gjet i pajetë në bahçen e banesës së tij, si pasojë e flakëve të përhapura. Bëhet me dije se i moshuari ka tentuar të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë. Bashkëshortja e tij ka marrë plagë të rëndë, ndërsa u përpoq të ndihmonte 64-vjeçarin, ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës.
"Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin "Asim Zeneli", në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin "Asim Zeneli".
Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.
Lajmi kryesor: