Kronikë

Zjarret në Gjirokastër, një i vdekur e një i plagosur! Asfiksohet ushtari i FA, jashtë rrezikut! Situata drejt normalizimit, flakët largohen nga banesat!Evakuohen banorët e 3 fshatrave

3 Gusht 2021, 08:39| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 21:45

  • Share

Pas disa orësh tmerri dhe lufte me flakët, ku zjarri rrezikoi seriozisht banesat e 3 fshatrave në Lunxheri të Gjirokastrës, gjatë mbrëmjes situata është përmirësuar. Për 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, u dha urdhër evakuimi për banorët në mënyrë që të mos u rrezikohej jeta, por fatkeqësisht u shënua edhe viktima e parë nga zjarret. Në përpjekje për të shuar zjarrin që i kishte ardhur pranë banesës së tij, ka humbur jetën Andrea Haxhiaj, 64 vjeç, në fshatin Asim Zeneli. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila pësoi djegie dhe asfiksim në nga tymi. Ajo është dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar. Gjatë luftës me flakët pësoi gjendje asfiksimi edhe ushtari i Forcave të Armatosura, Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Era e fortë bëri që zjarri të përparonte me shpejtësi drejt fshatrave të banuar, aq sa përtej forcave nga toka të zjarrfikësve, ushtarëve por dhe vetë banorëve me kova uji, ka mbërritur edhe një helikopter që ndërhyri nga ajri për shuarjen e flakëve.

Pavarësisht përmirësimit të situatës pjesa më e madhe e banorëve të këtyre 3 fshatrave janë evakuuar, ndërsa po monitorohet se si do të përparojnë flakët gjatë natës. Banorët e evakuuar do të vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjikë në Gjirokastër.

 Në aksionin për shuarjen e zjarreve në Lunxheri, u aktivizuan aktivizuar 30 forca zjarrfikëse nga repartet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës me 5 mjete zjarrfikëse. Njëkohësisht në këtë aksion janë angazhuar edhe 20 forca të ushtrisë, si dhe 20 punonjës të Bashkisë Gjirokastër të cilët kanë punuar për lokalizimin e flakëve me mjete rrethanore dhe në një terren të vështirë malor.

Përgjatë 14 orëve zjarret në këtë fshat kanë shkaktuar një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare. Bilanci i dëmeve rezulton i madh. Në bazë të përllogaritjeve ende jo të zyrtarizuara, në Lunxheri janë djegur 40 ha kullota dhe 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari.

 

 

 

 

Ora 21:27
Gjirokastër/ Zjarri e tymi iu shkon pranë banesave, banorët e fshatit Arshi Lengo evakuohen, vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike

Era e fortë bëri që flakët që kishin përfshirë Lunxhërinë e Gjirokastrës të përhapeshin me shpejtësi drejt zonave të banuara. Për 3 fshatrat Krinë, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli të jepej urdhër evakuimi për banorët. Pjesa më e madhe e banorëve të evakuuar janë të fshatit Arshi Lengo, ndërsa po shikohet situata në zonat e tjera në varësi se si do të përparojnë flakët gjatë natës. Banorët e evakuuar do të vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.

Ora 20:59
Ushtari i FA u asfiksua ndërsa punonte për shuarjen e flakëve në Gjirokastër, Peleshi: Gjendja e tij e qëndrueshme

Ministri Peleshi dhe efektivi që u asfiksua në Gjirokastër

Edlir Goxhaj është efektivi i Forcave të Ramatosura, i cili u asfiksua pasditen e sotme, ndërsa tentonte të shuante flakët në fshatin Krinë të Gjirokastrës. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, bën me dije se ka parë nga afër gjendjen shëndetësore të ushtarit, ndërsa thotë se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Goxhaj vijon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

"Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir", shkruan Peleshi.

 

Ora 20:51
VIDEOLAJM/ Flakët hyjnë brenda oborreve të shtëpive në Lunxhëri të Gjirokastrës

Situata e zjarreve në Lunxhëri të Gjirokastrës është alarmante ku për tre fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo është dhënë urdhër i evakuimit të banorëve, pasi flakët kanë ardhur tek banesat e tyre.  Në një video siguruar nga Report Tv, duket ku flakët anë hyrë brenda oborrit të shtëpisë duke djegur zonën, aq sa vetëm porta e hekurt ka mbetur ende në këmbë, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 20:04
Mbërrin helikopteri, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Gjirokastër

 

Një helikopter ka mbërritur në Gjirokastër dh epo punon për shuarjen e flakëve që duket se kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarret i janë afruar shtëpive, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ketë një ulje të intensitetit të flakëve.

Ora 19:43
Po punonte për shuarjen e flakëve, asfiksohet ushtari i Forcave të Armatosura në fshatin Krinë të Gjirokastrës, dërgohet në spital

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, për shkak se u asfiksua si pasojë e tymit, ndërsa punonte për shuarjen e flakëve në fshatin Krinë, në njësinë Administrative Antigonë. Ndërkohë bëhet me dije se bashkëshortja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, që humbi jetën nga zjarri, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të djegieve të renda që ka marrë në trup.

Ora 18:15
VIDEOLAJM/ Kova me ujë për të fikur zjarrin, edhe policia në ndihmë të ushtrisë dhe zjarrfikësve në Asim Zenel të Gjirokastrës

 

Në Asim Zenel të Gjirokastrës situate me zjarret është shumë e rëndë. Në fshatin ku humbi jetën një person nga flakët kanë shkuar me urgjencë edhe forcat e policisë së shtetit.

Report Tv ka siguruar pamjet ku duken punonjës policie dhe banorë që mundohen të fikin zjarrin duke marrë ujë nga një kanal aty pranë.

Ora 18:07
Zjarret/ Niko Peleshi në fshatin Asim Zenel: Helikopterët nga Vlora po transferohen në Gjirokastër! Do evakuohen 3 fshatra, banorët mos të rezistojnë, të largohen

 

Minsitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkuar pasditen e sotme në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, ku situata nga zjarret paraqitet mjaft kritike, ku është regjistruar një viktimë dhe një e plagosur. Peleshi pranon se situata është mjaft e vështirë, ndërsa thotë se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun të Vlorës. Ai thekson duhet të evakuohen 3 fshatra, Asim Zenel, Arshi Lengo dhe Krin, ku situata paraqitet mjaft kritike. Peleshi i bën thirrje banorëve që të mos rezistojnë por të largohen nga fshatrat.

"Është një situatë shumë e vështirë, vatrat e zjarrit janë lokalizuar në zona të ndryshme dhe nuk është e lehtë të vihen nën kontroll. Kemi një humbje jete, me pak fjalë duhet evakuim në këto 3 fshatra. I bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshati. Do t'i përqendrojmë të gjitha forcat për të shmangur dëmtimet. Ju lutem të bashkëpunojmë", tha Peleshi.

Ora 17:54
Humbi jetën nga zjarri në fshatin Asim Zenel, ja kush është viktima

1628006252_Sequence03.00083710.Still021.jpg

'Repor Tv' ka siguruar foton e 64-vjeçarit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën pasditen e sotme në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve që kanë 'pushtuar' zonën. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash Haxhiaj humbi jetën, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur edhe bashkëshortja e tij.

Ora 17:14
Shënohet viktima e parë nga zjarret, humb jetën i moshuari në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër! Plagoset rëndë bashkëshortja e tij! U përpoqën të shuajnë flakët në oborrin e shtëpisë

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Gjirokastër, teksa situata ka dalë jashtë kontrollit në fshatin Asim Zenel. Bëhet me dije se ka humbur jetën nga asfiksia  Andrea Haxhiaj, 64-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, e cila ka marrë djegie të rënda në trup. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia, që bën me dije se 64-vjeçari u gjet i pajetë në bahçen e banesës së tij, si pasojë e flakëve të përhapura. Bëhet me dije se i moshuari ka tentuar të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë. Bashkëshortja e tij ka marrë plagë të rëndë, ndërsa u përpoq të ndihmonte 64-vjeçarin, ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës.

"Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin "Asim Zeneli", në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin "Asim Zeneli".

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

Ora 16:48
Përkeqësohet situata e zjarrit në Lunxheri, Peleshi urdhër: Të evakuohen banorët

Të gjithë banorët që preken nga zjarri në Lunxheri duhet të evakuohen pasi flakët janë përhapur edhe më shumë duke rrezikuar banesat. Ky është urdhri i prerë i Ministritë të Mbrojtjes, Peleshi i cili ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.

Në Bashkinë Gjirokastër është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata është agravuar dhe zjarri është shumë pranë banesave.

Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile dhe Forcat e Armatosura.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 03/08/2021 17:52

    Republike bananesh.

    Përgjigju
  • Joti: 03/08/2021 15:27

    Prap fajin e ka saliu e ju q... robt qe nuk keni nje elikopter per keto raste ... por e keni mendjen te beni jugosllavine e madhe jo te bleni helikoptere ose avione per keto raste , kur vetem breket dhe syzet tuaja kushtojne sa te blesh me dhjetra zjarrfikse

    Përgjigju
    • Janullatosi: 03/08/2021 16:34

      Bravo, biri im! Saliun mos e shaj se n'a beri gjith ate nder me marreveshjen e detit. Dhe kur Shqiperia te blej mjete me te pershtatshme per probleme te tilla, mos harro te shkruash "sa keni vjedhur?".

  • Ariu: 03/08/2021 15:02

    Po kta deri sa ishin me pushime e kishin në kontroll situatën, tani që erdhën u iku nga duart situata. Ptu rracë e ndyrë. Atij legenit që spyet njeri për pushime do q..ë gruja me kallëmb!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?