Situata e zjarreve në Lunxhëri të Gjirokastrës është alarmante ku për tre fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo është dhënë urdhër i evakuimit të banorëve, pasi flakët kanë ardhur tek banesat e tyre. Në një video siguruar nga Report Tv, duket ku flakët anë hyrë brenda oborrit të shtëpisë duke djegur zonën, aq sa vetëm porta e hekurt ka mbetur ende në këmbë, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.
Lajmi kryesor:
Zjarret në Gjirokastër, një i vdekur e një i plagosur! Asfiksohet ushtari i FA, jashtë rrezikut! Situata drejt normalizimit, flakët largohen nga banesat!Evakuohen banorët e 3 fshatrave
//ReportTv.al