Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në 5 qytete, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës, pas ngjarjeve të fundit kriminale.
Mësohet se janë dhjetëra të shoqëruar, ndërsa operacioni është ndërmarrë për kapjen e personave që janë të dyshuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend, personave të shpallur në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.
Në Vlorë është arrestuar Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur më 29 maj në Vlorë. Begaj ra në prangat e policisë pasi iu gjet armë pa leje në brez.
Kujtojmë 38-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Autori, ende i paidentifikuar e ka pritur atë në këmbë afër banesës dhe më pas e qëlloi. Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.
Ndërkohë, në Elbasan operacioni drejtohet nga Gjovalin Ndoka, zv.drejtori i policisë, ndërsa janë shoqëruar dhjetëra persona.
Ky operacion vijon ende, ndërsa nuk bëhen me dije të tjera detaje.
*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Armand Xhelili
Edison Begaj
Foto nga kontrollet në Elbasan
Foto nga kontrollet në Elbasan
Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta, ka siguruar foto të operacionit të RENEA në Vlorë, ku arrestua Edison Begaj, ndërsa u shoqëruan 10 persona. Në foto shihen efektivët e policisë të maskuar me kapuç në kokë, të cilët kanë shtrirë në tokë katër persona, që i janë vënë prangat.
Ka doni kap ju mor nan qima Ju qift kina robt
Përgjigju