Forcat RENEA kanë ‘zbarkuar’ mëngjesin e kësaj të martë në Sarandë dhe po ushtrojnë kontrolle në të gjithë qytetin.
Nuk dihet ende arsyeja e kontrolleve por vijnë në një kohë kur në qytetin btregdetar janë shënuar disa ngjarje kriminale. Më e fundit u shënua mbrëmë, ku iu vendos tritol automjetit të 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, i shpallur në kërkim nga policia katër ditë më parë pas një sherri për pronësi.
Ai akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.
Forcat RENEA kanë ‘zbarkuar’ në Sarandë dhe po kryejnë kontrolle masive në të gjithë qytetin.
Lajm ne perditesim...
Komente
