Rënia drastike e kursit të këmbimit të euros në tregun shqiptar u bë objekt diskutimi në seancën e mbrëmshme në Kuvend.
Sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë, forcimi i lekut kundrejt monedhës së huaj, është një dukuri që reflekton përmirësimin e strukturës ekomomike të vendit, si pasojë e reformave të stabilizimit në ekonomi.
“Sipas të gjitha analizave që Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë ka kryer, forcimi i kursit të këmbimit pra forcimi i monedhës vendase kundrejt monedhës së huaj, është një dukuri që reflekton përmirësimin e strukturës ekomomike të vendit, është një dukuri që ka ardhur si pasojë e të gjitha reformave që ne kemi ndërmarrë por edhe si pasojë e modelit ekomomik që në kemi.Pasja enjë kursi feksibël të këmbimit na ka ndihmuar gjatë gjithë viteve në të cilat jemi përballur me krizat e njëpasnjëshme për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe kriza e fundit që përjetuam na tregoi se inflacioni në vend ishte ndjeshëm më i ulët se sa inflacioni në vendet e rajonit dhe BE-së.Megjithatë gjatë vitit të fundit jemi duke përjetuar një forcim të kursit të këmbimit, shumë më të shpejtë se sa ai që ka ndodhur në vitet e kalua. ky forcim ka nisur që nga viti 2015 dhe ka ardhur gradualisht duke u forcuar, ndërsa gjatë dhe vitet e fundit shpejtësi ka qenë shumë më e lartë”, tha Delina Ibrahimaj.
Ndërsa Deputeti i PS-së Erion Braçe tha se në këtë situatë kemi të bëjmë me një fitim të drejtpërdrejtë të tregtarëve.
“Flukset hyrëse të ekonomisë reale në këtë vend kanë qenë në rritje dhe të një rendi shumë të madh aq sa patjetër që do të ndikonin në kursin e këmbimit të monedhës midis lekut dhe euros. Thënë këtë a ka para të zezë që hyn në Shqipëri, pa diskutim që ka dhe nuk di ndonjë vend në rajon apo në botë që nuk është nën kërcënimin e parasë së zezë. A mund të më thotë dikush këtu dhe jashtë kësaj salle që çmimet e produkteve kryesisht ushqimore kanë rënë kaq, pra efekti i rënies së inflacionit dhe efekti i rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare shoqëruar me efektin e forcimit të lekut të jetë reflektuar 100% në rënien e çmimeve, jo. Atëherë është fitim i drejtpërdrejtë i tregtarëve”, tha Erion Braçe.
Rënia drastike e kursit të këmbimit të euros në tregun shqiptar përllogaritet të ketë dëmtuar ekonomikisht gjysmën e popullatës e cila në numërimin e fundit zyrtar në vitin 2021 rezultoi 2.8 milionë banorë.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton pr/ligjet: 5 vjet punë me detyrim për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet e kreut të Akademisë së Shkencave
M.T//ReportTv.al