Problemi i madh i aksesimit të shërbimeve pasi ra i gjithë sistemi dixhital i BKT-së sipas zyrave të kësaj banke është zgjidhur. Banka njoftoi rreth mesditës se ka pasur një problem teknik dhe tashmë është zgjidhur.
“Problemi hardware që shkaktoi një ndërprerje afatshkurtër në sistemin tonë bankar është zgjidhur. ATM -të dhe POS-et tona kanë filluar të shërbejnë, kanalet tona digjitale dhe transaksionet e degëve do të vihen gradualisht në shërbim sot rreth orës 11 të mëngjesit pas kontrolleve përfundimtare që do të kryhen. I gjithë ekipi ynë po punon me përkushtimin e zakonshëm për t’ju shërbyer sa më mirë”.
Për këtë problematikë ka reaguar edhe Banka e Shqipërisë, e cila shprehet se është informuar mbi situatëndhe ekipi i mbikëqyrjes së saj ka marrë dhe mbajtur kontakt të vazhdueshëm me bankën përgjatë gjithë kohës.
"BSH do te vijoje te mbetet ne mbikëqyrje te pandërprerë te situatës, deri ne zgjidhjen përfundimtare të saj”, kanë thënë nga Banka e Shqipërisë për shqiptarja.com.
Lajmi kryesor:
Sistemi dixhital i BKT i gjithë 'down', bien shërbimet! Banka: U zgjidh, problem në hardware! Por a duhet përjashtuar sulmi nga jashtë?!
K.T./ReportTv.al