Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha janë përfshirë sërish në replika mes njëri-tjetrit.
Ironi mes tyre ka patur edhe për projektin e transportit publik, konkretisht tramvajit, të cilin sipas Bashës, Rama e ka refuzuar se nuk vidhte dot.
Lulzim Basha: O Rame!
Edi Rama: O Lul nga po më thërret sot, vdeksha s’ të rrihet pa mu.
Basha: Nga Athina Rame. Më pyesin ku i ke shokët.
Rama: Edhe në fund të botës me ik me një vrimë i bie fyellit. Po boll se nuk e kuptuar hala se nuk ke as fyell më, bufi ta dha, bufi ta mori. Tani ça të bëj unë të nxora nga vrima, fyellin tim nuk ta jap dot. Jepi drejtim artist, ndërro shiritin, se erdhi 11 maji, ngele me Hysenin dhe Pëllumbin.
Basha: Ti merresh me tramin, po tramin se deshi ti më Rame se nuk vidhje dot me tramin.
Rama: Më kërkuan tramin këtu në Vlorë, po i thashë po tramin vetëm Luli mund ta bëjë, ajo është vepra jote, më vjen keq që turistët nuk e dinë kush e ka bë, një mrekulli tha një francez isha në tram dhe nuk desha me dal më, një lanet Parisi.
Basha: Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit të Holandës që nuk e kam prioritet.
Rama: Ishte Franca mbrapa, po unë i thashë je i madh. E di ça mu kujtu kur më tregove sikur flisje me ata të Departamentit të Shtetit në sy të atyre të injorantëve, ku thoshe që e mbylla qeverinë teknike pa Ramën, ka marrë fund, vazhdojmë ec aty 'agapi mou s'agapo'.
Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit se “fyellin e tij nuk ia jepte dot”.
Nga Athina, Basha i ka numëruar edhe një herë të gjithë shokët e Ramës të rënë në burg, duke e evidentuar secilin prej tyre me vrimat e fyellit.
Basha shprehet se vrima e parë doli Lali Eri, ndërkohë që ka lënë të kuptohet se edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës së shpejti do të ketë probleme me drejtësinë.
"O Rame, po fyelli është i yti. Vrima e parë doli Lali Eri, shkova te vrima e dytë, doli Ben Ahmetaj, shkova te vrima e tretë, doli Teri, shkova te vrima e katërt, doli Jurgis Çyrbja, shkova te e pesta, doli Gjush Dako, shkova te e gjashta, e di vetë ti kush doli... A Rame-Rame, i ke bërë gati paketat për atë më duket apo jo? Shkova te vrima e shtatë, doli edhe aty deputeti yt që është dënuar për inceneratorët. Shtatë vrima, shtatë shokë", shprehet Basha.
Ai më tej vijon me ironinë duke i kujtuar edhe një herë Edi Ramës se 7×7 = 313.
"Po pate ndonjë fyell tjetër, na e jep o Rame, se 7×7= 313 në Tiranë dhe në Athinë mor Rame",përfundon Basha.
Komente
