Nisja e vaksinimit antiCOVID edhe në Shqipëri është bërë pjesë e diskutimeve në emisionit 'Repolitix" në Report Tv. Mira Rakacolli, Kryetare e Komiteti Teknik për COVID-19, tha se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë që janë në spitale COVID si më të rrezikuarit.
"Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë , ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur", tha Rakacolli
Ndërsa nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha se ai vetë do e bëjë vaksinën pasi të kenë mbaruar bluzat e bardha pasi e ka kaluar COVID-19 dhe nuk është prioritet. Ai tha se mjekët mezi presin të vaksinohen duke treguar se sa të rrezikuar janë ata në vijën e parë që luftojnë COVID-19.
Meqë e kam kaluar COVID-19 do e shtyjë vaksinimin tim pasi të kenë përfunduar bluzat e bardha. Unë e kam kaluar në nëntor dhe nuk janë në rrezik, prioritet ka personeli që nuk e kaluar virusin. Mund të them se mjekët mezi presin që të vaksinohen", tha Ulqinaku.
Edhe profesori i Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, Fabian Cenko nga dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti që vlerësuan nisjen e procesit të vaksinimit në vendin tonë. Cenko tha se indikatorin që ai shikon si më pozitivin dhe të besueshmin për situatën e pandemisë në vend është lehtësimi i rasteve në spitale.
Ndërsa epidemiologu Alimehmeti tha se rastet e rënda janë ulur, por që situata është në monitorim, ndërsa vaksinimi sjell shpresë.
Profesori Fabian Cenko tha se indikatori që ai shikon si më pozitivin për situatën e pandemisë në vend është lehtësimi i rasteve në spitale. Ai tha se ky indikator është mjaft i rëndësishëm dhe më i besueshmi për të treguar se virusi nuk është dhe aq agresiv.
"Ka një lehtësim të rasteve në spitale, është një nga indikatorët më të besueshëm edhe se rastet e reja apo viktimat nga COVID. Duket se ka një lehtësim të tyre rasteve në spitale dhe kjo është një shifër e vërtetë, më e saktë se rastet apo viktimat", tha Cenko
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha se ka një padurim të bluzave të bardha për të bërë vaksinën anti-COVID duke treguar se rreziku nga virusi është tepër i madh dhe real. Ai tha se vetë do e bëjë vaksinë pasi të kenë mbaruar bluzat e bardha pasi ai e ka kaluar COVID-19 në nëntor dhe nuk është më i rrezikuar sa mjekët dhe infermierët që janë në vijë të parë të luftës me virusin.
"Meqë e kam kaluar COVID-19 do e shtyjë vaksinimin tim pasi të kenë përfunduar bluzat e bardha. Unë e kam kaluar në nëntor dhe nuk janë në rrezik, prioritet ka personeli që nuk e kaluar virusin. Mund të them se mjekët mezi presin që të vaksinohen", tha Ulqinaku.
Kryetarja e Komitetit teknik për COVID-19, Mira Rakacolli tha në "Repolitix" se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 infermierë dhe mjekë që janë në spitale COVID. Rakacolli tha se është krijuar edhe një komitet që do të vlerësojë efektet anësore që jep vaksina që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë.
"Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë , ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur. Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo. Për reaksionet në momentin e parë që bëhet vaksina është një vend post vaksinim janë edhe mjekët e urgjencës kombëtare për të parë këto raste, por që nuk ka ndodhur në dy ditët e para të vaksinimit. Sot janë vaksinuar 78 persona", tha Rakacolli.
Pse nuk thoni ju rekord gines me 65 vete ne dite besoj se per nje 10 vjecar vaksinohemi te gjithe pika qe nuk ju bie o palaco
PërgjigjuAlds Rocku kur thua "do hapen qëndra tjera vaksinimi" e shtron çështjen në kohë, do hapen dmth nuk janë hapur por do hapen, edhe Turi atë po thotë, kushedi kur do vaksinohen të gjithë (sa kohë do duhet).
Përgjigje për të gjitha të ëmat e zeqove që flasin nga maja e thanës e nuk lexojnë të gjitha lajmet. Do hapën të tjera qëndra vaksinimi në qytete të tjera përveç Tiranës. Dhe doemos do rriten kapacitetet vaksinuse.