Pas historisë së trishtë të nënë Nazes, e cila jeton e vetme në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, Report Tv arriti të mundësojë zgjidhjen për 85-vjeçaren.
Qendra ‘Shtëpia në Kodër’ dhe gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi janë nisur për t’i dhënë lajmin e mirë nënë Nazes, vuajtjes e së cilës më në fund do të zëvendësohen nga ditët e bardha në qendrën e të moshuarve.
Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Tiranë tha se rastin e nëën Nazes e zbuloi rastësisht teksa gjatë transmetimit të historisë së saj në Report Tv.
“Rastësisht në mbrëmje pash në televizionin tuaj rastin e nënë Nazes, menjëherë telefonova në orët e vona të natës për të dhënë ndihmën time të parë, pa pasur parasysh dhe pa dëgjuar mirë të gjithë historinë e saj, vendosa të marr përsipër rastin dhe të ndihmoj nenën Naze. Unë jam administratore e një rezidence të moshuarish “Shtëpia në Kodër’ dhe pikërisht ne këtë lloj shërbimi ofrojmë. Ne ndihmojmë njerëzit e moshuar që i kanë fëmijët jashtë, por edhe ata që jetojnë në Shqipëri po nuk kanë kohë të qëndrojnë 24 orë pranë tyre. Rasti i zonjës Naze, ishte ndryshe pasi ajo nuk ka asnjë njeri sot dhe menduam ta ndihmojmë.”-tha Betaj.
Lajmi kryesor:
Shpëtohet Nënë Nazja! Pas apelit në Report Tv gjendet strehimi për 85-vjeçaren që jetonte e braktisur: Mirënjohje deri ditën e vdekjes
M.T/ReportTv.al