Report Tv në familjen Ujka për Pashkët Katolike: Në Shkodër i kemi festuar edhe në komunizëm, miqtë myslimanë na jepnin racionin e vezëve

9 Prill 2023, 13:06| Përditesimi: 9 Prill 2023, 13:28

  • Share

Në familjen Ujka në Shkodër festa e pashkës, është një nga ato ditët e veçanta, jo vetëm për shkak të besimit por edhe një trashëgimie familjare për besimin ndaj zotit. Paulin Ujka, si kryefamiljari i shtëpisë është një nga besimtarët besnik që ndjek me përpikmëri ritet e besimit festar dhe përkatësisë së tij. Familja Ujka ashtu si të gjithë besimtarët gjatë javës ka kryer përgatitjet e fundit për të pritur kohën e ardhjes që është edhe java e madhe e pashkëve.

Me Paulinin është e pashmangshme që të mos takohesh edhe para katedrales së Shkodrës, aty ku ai ka një lidhje jo vetëm shpirtërore por edhe fizike si vullnetarët në të gjitha shërbesat fetare.

“Festa e Pashkëve katolike është baza e besimit Kristian sepse ringjallja e Krishtit është besimi jonë. Ne e përkujtojmë sepse për çdo vit ne tentojmë që të ripërtërijmë veten që të pastrojmë nga gabimet”, tregon Paulini.

Për shkak edhe të moshës, Paulini kujton vështirësitë e besimit gjatë regjimit komunist kur gjithçka ishte e ndaluar, ndërkohë që rrefen edhe harmoninë me besimet e tjera fetare.

“Në kohën e diktaturës komuniste, vezët i kishim me racion, jo më shumë se 10 kokrra në muaj. Që të kishim mundësi t’i festonim Pashkët, shokët tanë myslimanë na i ruanin nga racioni i tyre.”

Ai ka një mesazh për të gjithë në këtë ditë të madhe të pashkës, për solidaritet, ndihmë por edhe besimin në zot:

“Për të gjithë, për katolikë e myslimanë, ne jemi një komb, jemi një gjak. Besojmë në atë çka mendojmë. Të jemi të përvuajtur e ta duam njëri-tjetrin”

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?