Në kuadër të masave për të lehtësuar financiarisht ndërmarrjet që janë bllokuar apo kanë shënuar rënie të aktivitetit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, qeveria ka menduar të lehtësojë apo të shtyjë pagesën e kësteve të tatimfitimit, pra atë këst që, duke filluar nga muaji prill të çdo viti, të gjitha ndërmarrjet duhet ta derdhin në arkën e Tatimeve në formë parapagimi të tatimfitimit, që do të përllogaritet në fund të vitit.
Sipas draftit që duhet të miratohet nga qeveria si një Akt tjetër Normativ, që ka siguruar Report TV, për tatimpaguesit e vegjël, me qarkullim deri në 14 milionë lekë në vit, qeveria ka menduar që këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 të mos paguhen deri më 31 dhjetor. Në këtë mënyrë, subjekteve u krijohet një avantazh financiar, pasi ato ndodhen në kushtet e pakësimit të xhiros dhe fitimeve, ndërkohë që edhe arka e shtetit nuk mbetet bosh, pasi fjala është për shtyrje të pagesave, por jo për anulim të tyre.
Ndërsa për biznesin e madh, pra për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 milionë lekë, është menduar që ata të mos parapaguajnë këstet e tatimit mbi fitimin për tremujorin e dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020. Pra, këstet e tatimfitimit në formën e parapagimit do të rifillojnë nga tetori 2020, ndërkohë që shuma e përllogaritur për ta paguar tani do të paguhet gjithmonë në formë të paradhënies duke filluar nga prilli 2021.
Nga ky favorizim përjashtohen vetem bankat, kompanitë e telekomunikacioneve, ato të tregtimit të produkteve farmaceutike dhe kompani që tregtojnë produkte ushqimore, pasi prezumohet se ata nuk do të kenë rënie në të ardhurat për shkak të Covid-19. Nga ana tjetër, këstet e tatimit mbi fitimin për subjektet që operojnë në fushën e turizmit, fasonet dhe ato call center, që janë sektorët më të prekur nga kriza, nuk do të parapaguhen fare deri në dhjetor 2020.
Ik lavire se ne qeveri ke qene cfare bete me teper se vodhet
Përgjigju