Në foto: Kamber Sulçaj

Kronikë

Report Tv siguron foton e autorit të vrasjes së biznesmenit italian

29 Shtator, 14:59| Përditesimi: 29 Shtator, 15:38

  • Share

1759153091_page.jpg

Personi në foto është Kamber Sulçaj 48 vjeç, autori i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë.

48-vjeçari Sulçaj është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Ai është nga Mesapliku i Vlorës dhe akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchit.

Ngjarja ka ndodhur për motive krejt banale. Mes tij dhe viktimës, si dhe personave që shoqëronin këtë të fundit, pati një sherr për dritat e gjata të makinës. Debati degjeneroi më pas në përdorimin e armës.

Autori Kambert Sulçaj qëlloi me një çifte drejt biznesmenit italian dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy makinave me të cilat udhëtonin ata. Mësohet se 44-vjeçari italian u prek nga plumbi pasi bëri rikoshet në asfaltin e rrugës. 


Lajmi kryesor:

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Vlora! Policia gjurmoi makinën e tij përmes kamerave të sigurisë (EMRI+VIDEO)


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?