Report Tv ka siguruar foton e pakos, e cila dyshohet se mund të ketë lëndë eksplozive në të. Pas një njoftimi nga banorët e zonës, policia rrethoi Pallatin e Kulturës në Vlorë, pasi dyshohet se është vendosur një pako me lëndë shpërthyese, e cila ndodhet afër disa shtëpive të banuara.
Policia po kryen verifikimet përkatëse për të parë se çfarë ndodhet në këtë pako të dyshimtë.
Policia vendos shiritat e perimetrit e sigurisë te Pallati i Kulturës në Vlorë
Lajmi kryesor:
Lëndë eksplozive pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, forcat Xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar! Policia rrethon zonën dhe sekuestron kamerat e sigurisë (VIDEO)
//ReportTv.al